Rama vijon qeverisjen në resorte/ Analisti e 'gozhdon' me një postim

Rama vijon qeverisjen në resorte/ Analisti e 'gozhdon' me një postim

10:08, 10/01/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama e nisi javën me disa takime. Pasi qëndroi për 30 minuta në seli, ai sërish u nis për të bërë një ‘takim pune’ në një restorant luksoz.

Gjithçka vjen pasi një ditë më parë ai dha leksione demokracie për demokratët.

Analisti Afrim Krasniqi e ka ironizuar me një postim online.

“Ka 13 vjet që nuk bën as zgjedhje formale për veten, mbledhjet e partisë i bën tek Xibraku, mbledhjet e qeverisë tek restoranti i peshkut, 70% të stafit të partisë e ka të emëruar, 67% e rinisë do të emigrojë, dhe AI gjen kohën & kurajën të japë leksione demokracie për të tjerët!” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco