Pse hipe në shkallë te selia e PD? - Përgjigjja epike e Fatmir Merkoçit

Pse hipe në shkallë te selia e PD? - Përgjigjja epike e Fatmir Merkoçit

07:36, 10/01/2022
A+ Aa A-

Aktivisti i dhjetorit ‘90, njeriu që mori dy plumba në trup gjatë rrëzimit të bustit të Enverit, Fatmir Merkoçi u shoqërua nga policia pas protestës së demokratëve për lirimin e selisë.

Merkoçi hipi vetë në shkallë dhe i kërkoi Lulzim Bashës të dilte nga selia, por si përgjigje mori spraj djegës drejt fytyrës. Në polici ai është pyetur se pse e bëri një akt të tillë, kur me shkallën portative iu afrua zyrës së Bashës. Përgjigjja që Merkoçi i ka kthyer grupit hetimor është perlë.

Ja çfarë ndodhi në Komisariatin e Policisë:

- Zoti Fatmir Merkoci, jeni thirrur për të deponuar se çfarë donit në majë të shkallëve tek selia e PD-së?

- Zoti hetues, keni parasysh kur digjen llampat dhe perdoren shkallët për t'i ndërruar meqenëse janë lart?

- Ç'lidhje ka kjo?

- Unë u ngjita me shkallë të ndërroj kryetarin që rrinte në kat të dytë, se është djegur!

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tiranassio13/01/2022 00:55

Trim dhe i mencur, Ate dite ishte dhe me shoke shume,te tille njerez me ideale te verteta te Lirise,marin besimin e njerezve dhe nuk e shperdorojne. E admiroj kete qendrese sa modeste dhe vigane por shume dinjitoze.

Tiranassio13/01/2022 00:47

Demokrat i vertet,i mencur dhe trim.E admiroj,njeriun e se vertetes ,te lirise e te veprimit per Kauze.

Niko10/01/2022 18:01

Edhe pee te nderruar llambën duhet nxjerrë leje ne bashki tek EV.

SHKODER10/01/2022 10:11

Gjigant

Daku10/01/2022 08:08

Duhet nderru edhe xhokla Gazit se eshte spanu

Shto koment

Denonco