Ish-deputetja-Bashës: Faleminderit që nuk na bëre pjesë të turpit të zisë tënde

Ish-deputetja-Bashës: Faleminderit që nuk na bëre pjesë të turpit të zisë tënde

21:49, 09/01/2022
A+ Aa A-

Ish-deputetja e PD-së Nada Meçorapaj me anë të bnjë statusi në “Facebook” shkruan se falënderon Lulzim Bashën që nuk e ka bërë pjesë të listës së deputetëve.

Meçorapaj thekson se do ishte pjesë e turpit të zisë së saj, në rast se do ishte në atë listë, sepse selia e PD sot është marrë peng.

Postimi i Nada Meçorapajt:

Dje ishim dhe ne, bashkë me qindra demokratë e demokrate! Ishim aty, komisioner, vëzhgues, numërues, anëtar partie e anëtar këshilli kombëtar, qëndrestar e themelues, të rinj e të reja, deputet e ish deputet, dje ishim shumë!

Ishim ne që kemi mbushur sheshet, ne që kemi vite persekutim në familje që sot ripersekutohemi nga familja jonë politike, ne që besojmë dhe duam demokracinë, ne që vendosëm fytyrën, shpirtin, sakrificën, kohën tonë!

Sot si ish deputete e qarkut të Vlorës, të them vetëm “Faleminderit“ që nuk më bëre pjesë të turpit e zisë tënde! Jam po unë: e perkushtuara, e palodhura, besnikja, por sot jam krah anëtarëve të Partisë time, sot jam krah tyre sepse i njoh të gjithë bashkëqytetarët e mi, kam ecur me ta krah për krah në çdo sfidë e garë, kam marrë besimin dhe respektin e tyre!

Dje erdha në derën e shtëpisë time, në selinë e PD-së! Por dje u gjënda në një situatë të vështirë sepse e rrethuar me demokratë e miq u trajtuam si armiq në atë derë të blinduar nga ty! As në protestat kundër Edi Ramës nuk isha ndjerë ashtu!!! Gazi lotsjellës, karriget që hidheshin nga lart, copat e xhamave që binin mbi trupat e demokratëve, shkopinjtë e gomës… Kush të pushtoi dhe kë po sulmoje?!!

Si ish deputete ju bëj një pyetje ish kolegëve të mi. Si ndiheni kur ata që ju ulën në ato karrige dhunohen, ndiqen nga shtepia e tyre, helmohen?!!!

Jam e sigurt që do ta merrni përgjigjen kur të dënjoni të vini në bazë! Nesër do të jem me miq e demokrat të qytetit tim përsëri sepse unë jam një prej tyre dhe zgjedh të luftoj me ta!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani09/01/2022 22:08

THIRRJE KOMISIONIT TE RITHEMELIMIT TE PD! Nga kjo proteste e antaresise demokrate te gjithe demokratet fituan, e gjithe Shqiperia fitoi! Fitorja me e madhe me anen e kesaj proteste madheshtore eshte qe e gjithe bota e mori vesh tashme konfirmimin e aleances se krimit Rama-Basha. Kushdo qe deri dje kishte nje fare dyshimi apo besonte ne fjalet, hartimet, recitimet dhe deklaratat e mashtruesit Lul Brava, tashme e ka fare te qarte. Lul Brava dhe ceta e tij e qelbesirave me 5-6 vete, qe per interesat e tyre meskine personale dhe per milionat qe fitojne cdo dite nga rregjimi i satrapit te Surrelit, nuk e kane per gje te helmojne dhe te pergjakin demokratet me armet e krimineleve te tyre. Ata nuk e kane per gje qe te shkelin paturpesisht mbi idealet demokratike te 650 mije demokrateve. Demokratet kane fituar! Sepse Lul Brava dhe ceta e tij kriminale nuk jane me pjese e demokrateve dhe nuk kane me asnje lidhje me demokratet, pavaresisht selise apo vules qe po mbajne vulehumburit. Demokratet dhe i gjithe populli opozitar tashme e ka fare te qarte se cilet kane perballe dhe kunder kujt duhet te bashkohen fort dhe te luftojne. Sot ata kane perballe vetem aleancen e krimineleve sorosiano-mafioze Rama-Basha! Kane perballe te gjithe sistemin kriminal te drejtesise sorosiane te dorezuar rregjimit Rama-Basha. Ata ndoshta nuk do ta regjistrojne kurre ne gjykate Statutin e ri te PD. Prandaj une kisha nje ide, ndoshta duhet gjykuar dhe diskutuar gjeresisht dhe ne thellesi, politikisht, psikologjikisht dhe matematikisht. Ne rast se gjykata e tyre kriminale vepron sipas urdherave te ciftit kriminal Rama-Basha, meqe Komisioni i Rithemelimit te PD ka te gjithe antaresine, 99.9999% te saj, nuk kane pse te harxhojne kohen kot, te arxhojne energji, byrime njerezore dhe djerse, apo te prodhojne viktima, nuk kane pse ta bejne pis dhe ta ndyjne partine e tyre me fraksionin e fekaleve te Rames. Ceten e krimineleve sorosiane te Lul Braves, PPE duhet ta perjashtoje nga gjiri i saj. Tani te gjitha i keni gati per te themeluar nje parti te vertete demokratike. Nuk ka rendesi fare emri, partia demokratike nuk eshte as emri, as selia dhe as vula, por antaresia. Partia demokratike, vite e vite me radhe u mbush me lloj-lloj qelbesiresh, tradhetaresh, interesaxhinjt, maskarenjsh, komunistesh dhe ne keto 8 vite u be aq pis sa nuk ia vlen me qe te merresh me pastrimin e saj. Ai qe e qelbi dhe e fekalizoi le ta mbaje per turpin e vet seline dhe vulen. Antaresine tashme e keni te konfirmuar. Le ta quani dhe ta pagezoni partine tuaj te vertete demokratike: Partia Foltorja Demokratike, anetare e PPE si e vetmja parti e djathe demokratike dhe konservatore shqiptare. Ky emer do te thithe si magnet akoma me shume intelektuale e akademike me dinjitet, antikomuniste, me personalitet dhe te pavarur deri tani, si edhe do ta forcoje akoma me shume unitetin ne radhet e demokrateve shqiptare. Lerini ata plehra sorosiane ne mjerimin e tyre dhe te ngujuar ne halene e tyre. Ata jane maksimumi 500 vota ne te gjithe Shqiperine, ndersa kesaj partie te re do t'i shtohen minimalisht edhe 50 mije vota me shume nga ndarja prej atyre qelbesirave. Matematikisht ne zgjedhjet e ardheshme do te jeni si nje koalicion opozitar pa ceten e qelbesireve te Lul Braves, nje shumice derrmuese dhe do ta rrezoni rregjimin e aleances se qelbesirave Rama-Basha. Krijoni nje parti nga e para, pa gabime, ashtu sic duhet, vertete demokratike dhe konservatore . Ne kete parti te re per te gjithe drejtuesit e te gjitha niveleve drejtuese ne baze dhe ne qender, ne Kuvendin dhe ne Keshillin Kombetar, te zbatohet parimi i biografive politiko-djathtiste deri ne 3 breza, bazuar ne te dhenat personale te secilit. dhe ta konfirmoni themelimin e partise se re demokratike me te gjitha strukturat ne 22 Mars 2022. Ndoshta e kam gabim, por une keshtu mendoj. Sa kohe do te mbahen njerezit dhe demokratet e bazes duke u perleshur me mercenaret kriminel te Lul Braves dhe policet e Edvin Rames per te marre zyrat perpara selise se partise se dyte te Edvin Rames? Ajo nuk eshte me as partia e Bashes, por eshte partia e Rames. Luli eshte thjesht nje n/kryetar e asaj partie. Kjo u duk qarte. E tille paska qene qysh ne vitin 2014. Partine Demokratike e paska drejtuar Rama. Te gjitha vendimet "personale" te Lulit nuk i ka marre Luli por vete Rama, te gjitha listat e deputeteve te PD nuk i paska bere Luli por vete Rama. Sepse, te themi ate qe eshte, keto 30 vite PD-ja nuk u be kurre nje parti e vertete demokratike, ashtu sic enderronin shqiptaret demokrate. Perndryshe nuk do te ishte katandisur ketu ku eshte sot. Nje parti demokratike e bejne vertete demokratike vetem sistemi i primareve dhe votimi ne cdo forum dhe nivel partie, ashtu sic behet ne SHBA. Kjo PD qe eshte sot eshte shkaterruar aq keq sa qe nuk ia vlen te riparohet! Kjo PD eshte bere aq pis gjithe keto vite sa qe nuk ia vlen qe te pastrohet! Prandaj themeloni sa me pare nje parti te re te vertete demokratike! Keni gati mbi 100 mije antare! Me emra, mbiemra dhe firma, gati per ta regjistruar ne gjykate! Kjo eshte rruga me e mire!

Shto koment

Denonco