Basha: S'kam nevojë për votën e demokratëve, kam policinë e Ramës!

Basha: S'kam nevojë për votën e demokratëve, kam policinë e Ramës!

20:22, 09/01/2022
A+ Aa A-

Përgjigja e Lulzim Bashës në lidhje me votën që duhet të konfirmojë përmes antarësisë, duhet të ketë lënë gojëhapur dhe dhe pjesën më të madhe servile që e rrethon. 

Gazetarët, në konferencën e thirrur sot prej tij me të drejtë e kanë pyetur se në këtë situatë a ka menduar të shkojë në votëbesim, por megjithëse kishte kaluar ora 15.00 Basha dha përgjigjen e një njeriu që nuk është mirë nga shëndeti mendor.

U mundua ta kanalizonte, një përgjigje që mund të jepej fare thjeshtë me një 'Po' ose 'Jo':, nëpër akuza gjoja për oligarkët dhe t'i qajë hallin gazetarëve që një ditë më parë i helmoi me gaz lotsjellës në oborrin e  PD-së.

Për korrektësi po japim më poshtë pyetjen që ju bë Bashës dhe përgjigjen që morën gazetarët prej tij. 

“Gazetarja-Pas kësaj situate a zgjidhja a nuk do ishte që të shkonit në votëbesim, përmes një gare të hapur për demokratët, për ti dhënë një zgjidhje kësaj situate që po zgjat shumë? 
Basha
- "Demokratët janë të vendosur që të bëjnë atë që demokratët kanë marrë si mission tash 30 vjet, ti shërbejnë njerzve. Dhe njësoj  si çdo democrat unë jam I vendosur që ta çoj deri në fund këtë mission që më kanë besuar. Unë e di që ka njerëz që nuk më duan në krye të PD-së, nuk më do Sali Berisha, Meta, Rama, nuk më duan Zamir Mane, Çet Kastrati apo  pronarë mediesh dhe unë e di që edhe pa e thënë ju, ju nuk doni të jeni skllevërit e kësaj kaste. Doni të jeni njerëz të lirë, doni të keni mundësitë që përmes profesionit që ushtroni në kushtet më të vështira të ndërtoni një jetë normale për veten tuaj. Dhe misioni im ky është të bëj gjithçka dhe mos jepem me besimin që më kanë dhënë demokratët, që edhe shpresat tuaja si punonjës të medias por dhe si qytetarë të bëhen realitet, dhe mos jeni më skllevër të dinosaurëve të tranzicionit të oligarkëve dhe krimit të organizuar”. 

***

Për një njeri me inteligjencë mesatare kjo përgjigje do ishte ajo e një njeriu në jerm. 

E megjithatë pavarësisht se bën rolin e budallait, Basha këtë e ka si staturë për të mbuluar atë që smund të mbulohet. Ai e di fort mirë se vajtja në votëbesim do të thotë për të humbja përfundimtare jo e vetëm karrirës politike, se tashmë e ka humbur atë, por edhe të bizneseve që ai ka me kunatin e tij. 

E di fort mirë se në të gjithë karrierën e tij politike  është mësuar të fitojë me proçedurë, në një votëbesim rrezik nuk e do e votonin as famljarët e tij. Basha di fort mirë këtë dhe kjo ka ekzistuar edhe para 8 janarit, 9 shtatorit edhe para 13 qershorit ku ai me veprime burracaku hezitoi të mblidhte Kuvendin Kombëtar përpara se të shkonte në zgjedhjet për kryetar. 

 Pas asaj që ndodhi në këtë fillim janari di dhe tjetrën atij si mbetur gjë tjetër veç selisë e cila ruhet nga xhandarmëria e Edi Ramës dhe survejohet nga SHISH-i i tij për të parë kush hyn e kush del. Dhe ky mund të jetë një rastet unik në botë që pushteti investohet kaq fort që një kryetar opozite të rrijë në krye të pushtetit. 

Jashtë asaj selie ai shahet dhe pështyhet nga anëtarësia e tij. Nga ajo antarësi që punoi fort që  ai njeri të bëhej kryeministër ndërsa ai si shpërblim i mbylli dyert, i rrahu me policinë e Ramës dhe i helmoi me gazlotsjellës. Basha nuk ka se ku ta kërkojë më votëbesimin, ai nuk ka më nevojë për votën e demokratëve.

Nuk ka më nevojën as të Mziut, Bejkos, Salianjit, Bardhit, Dumës, Tabakut apo të tjerëve që i përdor për ta nxjerrë (aq sa mund ta nxjerrin) nga pisllëku ku ka rënë, përballë antarësisë. Ai tashmë ka bekimin e rregjimit, forcën e tij! Prandaj spërdridhet nëpër fjalë si ato femrat me moral të dyshimtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Demokrat.10/01/2022 02:14

Lulzim Basha ( Brava) eshte kurva politike e Edvin Rames Sorriste te dy......LGBT.

Korcari09/01/2022 22:29

Vdeksh.me.kancer.ne.bythe Kurse.bardha.me.me.side

Popull09/01/2022 20:51

Nuk ka nevoj te sperdridhet,tani te gjithe e dine qe ai eshte nje prostitute i perjashtuar nga antaresia e PD per faktin se doli sheshit se shkon me Ramsesin. Luhe pare e madhe dhe ky z.brava e ka shume merak lekun,asgje me shume nuk ka rendesi per nje prostitut se paraja dhe ky i ploteson te gjitha kushtet per te qene nje prosti.

Shto koment

Denonco