Shehu: Protesta paqësore u përball me dhunë, mercenarët e Bashës rrezikuan jetën e demokratëve

Shehu: Protesta paqësore u përball me dhunë, mercenarët e Bashës rrezikuan jetën e demokratëve

19:58, 09/01/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Tritan Shehu, në intervistë në Edicionin e Mbrëmjes në Syri Tv me moderatoren Eneida Ndoci foli për protestën e organizuar nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha në selinë blu.

Shehu theksoi se protesta paqësore u përball me dhunë, duke shtuar se mercenarët e Bashës rrezikuan jetën e demokratëve.

“Protesta paqësore u përball me dhunë. Mercenarët rrezikuan jetën e demokratëve. Këta janë gjëra evidente që lehtë janë dukur, edhe në media janë pasqyruar. Shikoni mënyrën e agresivitetit ndaj protestueve. U përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve me shumicë. Në atë seli kishte njerëz të armatosur, njerëz që kanë ardhur edhe nga jashtë Shqipërisë, që rrezikojnë deri edhe stabilitetin e vendit tonë.

Veprimet e Lulzim Bashës janë antidemokratike, selia e PD nuk mund të jetë vend armësh, vend gazi, por duhet të jetë seli e hapur për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Elementët e dhunës nga grupi i Bashës janë përdorur në shumicë e PD është bunkerizuar. Dhuna janë ata dyer prej hekuri, dhunë janë veprimet antidemokratike. Edhe gazetarët nuk u lejaun në qeli. Basha shkeli të drejtat e qytetarëve. Selia duhet të jetë e hapur për të gjithë”, deklaroi Shehu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vlora vlora09/01/2022 21:13

Perca dhe sundo !!! E lagu bishtin dhelpra ,apo se lagu,! Kush provokoi i pari ?? Pak rendesi ka ! Ajo qe eshte e rendesishme dhe do te ler pasoja te rend per PD gjer ne shperberjen e saj ,dhe dote shkruhet ne histori eshte katandisja e saj ne nivele te turpeshme .Te dyja polet e pd ran viktim ne gracken e thurur nga bastardi i djallezis dhe pabesis eDrama i cili eshte ne pritje si merimanga ! Dhe tani eahte gati te shijoj lafirat e betejes se fituar si nje sundimtare i vertet .Kalan e mori nga brenda me dinakeri ! Ua pergatiti Kalin e Trojes dhe ua la ne der !!Dhe tani thur planet per te qeverisur i qete dhe pa kundershtare dhe per 25 vjete te tjera !! Percau shqiptaret tani dhe opoziten ! dhe ta gezojme sulltanin !! Dhe per kete situat perfjegjesia bie mbi te dyja forcat e pd , te cilet sbene asnje perpjekje per tolerance per bashkim dhe gjetjen me dialog e nje formule te perbashket ne favour te pd dhe te shqiptareve ne pergjithesi per te pasur nje aternativ ,kunder regjimit te "rilindjes" .Por te dyja palet terhoqen litarin gjer ne ekstrem sa harritem gjer ne keputjen e tij . Dhe lufta per karige dominoj betejen, dhe ne si shqiotare e vertetuam akoma dhe nje here se jemi te gatshem te japim dhe jeten ku na theret partia !!Dhe jo per te mbrojtur dinjitetin ton ,dhe kunder padrejtesive qe behen ne kuriz te qytetareve ,kunder varferis qe eshte ulur kembekryq ne Shqiperi ,kunder shtrenjtesis qe po u merrfrymen shqiptareve ,kunder krimit qe po bene kerdin ,kunder shpopullimit masiv te shqiptareve me permasa te nje tragjedie kombetare ,kunder korrupsionit ne te gjitha nivelet qe ka sjell regjimi i eDrames !!!!!!!

Shto koment

Denonco