Komisioni i Rithemelimit në selinë e PD, Berisha: Asgjë nuk mund të ndalë revolucionin…

Komisioni i Rithemelimit në selinë e PD, Berisha: Asgjë nuk mund të ndalë revolucionin…

14:36, 09/01/2022
A+ Aa A-

Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit janë rikthyer në selinë e PD, një ditë pas protestës.

Erdha këtu për të shprehur në emër të Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit, përshëndetjet më të zjarrta, mirënjohjen më të pakufishme të heronjve të 8 janarit, të cilët me menccurinë, vetëpërmbajtjen, gjakëftohtësinë që karakterizon një shumicë demokratike, u faktuan shqiptarëve se: Lulzim Brava është një armik po kaq i egër, një fytytë po kaq mizore, ndaj dhe për demokratët shqiptarë.

Erdha për të falënderuar ata dhjetëra mijëra protestues që erdhën nga të gjitha anët e Shqipërisë, të cilët në një mision historik të mbrojtjes së pluralizmit, të parimit themelor të sundimit të shumicës mbi pakicën, sakrifikuan dhe u larguan pasi hordhitë, narkobanditë me uniformë përdorën sasi toksike gazi kundra tyre dhe se pavarësisht nga këto, dyert e blinduara nga Lulzim turpi i hapën.

Prania jonë këtu është një zotim se asgjë nuk mund të pengojë dhe ndalojë, konsolidimin e pluralizmit politik në Shqipëri.

Asgjë nuk mund të pengojë këtë revolucion paqësor në realizimin e objektivave historike të tij.

Lideri historik i PD tha se asgjë nuk do të mund të ndalë pluralizmin dhe mbizotërimin e shumicës në një forcë poltike e me pas edhe në shoqëri.

Asgjë nuk mund ta pangojë këtë revolucion paqësor në realizimin e objektivaveve historike të tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco