VIDEO-FOTO/ Pasi Basha e lidhi me zinxhirë, hapet dera kryesore e selisë së PD

VIDEO-FOTO/ Pasi Basha e lidhi me zinxhirë, hapet dera kryesore e selisë së PD

14:11, 09/01/2022
A+ Aa A-

I dëshpëruar dhe i fshehur brenda selisë së PD-së, deputeti Lulzim Basha nuk i ndalon veprimet e tij skandaloze.

Pas njoftimit nga ana e Komisionit të Rithemelimit të PD-së se do të shkojnë tek selia blu për të dhënë një deklaratë, deputeti Basha ka vendosur që të kyçë derën e PD-së.

Gazetari i SYRI TV, Ermal Rizai raporton se Basha ka urdhëruar që të lidhet me zinxhirë dera kryesore hyrëse e PD-së, për të mos lejuar askënd që të futet.

Por gjendja ka ndryshuar pas disa minutash, ku roja ka hapur derën për lëviozjen e lire.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco