VIDEO-SYRI TV/ Kush i shkatërroi zyrat në katin e 2-të, kur protestuesit nuk u ngjitën atje?

VIDEO-SYRI TV/ Kush i shkatërroi zyrat në katin e 2-të, kur protestuesit nuk u ngjitën atje?

11:51, 09/01/2022
A+ Aa A-

Veç dyerve të blinduara që u hapën nga protestuesit, Policia ka konstatuar dëmtime të PD në katin e dytë, ku protestuesit nuk arritën të ngjiteshin. Oficerët e Policisë kanë ngritur pikëpyetje se kush e shkatërroi godinën në katin e dytë, në një kohë që protestuesit nuk arritën të ngjiteshin.

Gjithashtu në ambientet ku qëndroi Basha e personat e maskuar që dhunuan protestuesit, ishin zhdukur edhe bombolat e gazit lotsjellës dhe sprait që u përdorën kundër demokratëve. Veç shkatërrimit të zyrave në katin e dytë, ra në sy, që ishin hequr dhe nuk u gjetën nga policia mjetet e forta e sendet e kundërligjshme të përdorura nga njerëzit e Bashës ndaj protestuesve.

Nga SYRI TV

Përplasja mes protestuesve, mercenarëve të Bashës dhe policisë ka shkaktuar dëmtime të godinës së Partisë Demokratike. Veç dyerve të dëmtuara në katin e parë që u hapën nga protestuesit, bie në sy që edhe në katin e dytë të godinës janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në zyrat e deputetëve apo në sallën e mbledhjeve.

Policia ka ngritur pikëpyetje mbi këtë fakt, pasi sipas dëshmive të vetë deputetëve apo edhe zyrtarëve të tjerë që ndodheshin seli, protestuesit nuk u ngjitën në katin e dytë.

Nuk dihet se si dhe kush i shkatërroi zyrat në katin e dytë ku ndodheshin deputetët dhe mercenarët e maskuar të thirrur nga Lulzim Basha, por për të zbardhur këtë, Prokuroria ka sekuestruar edhe serverin e kamerave të godinës së Partisë Demokratike, për të parë se si ka rrjedhur ngjarja, apo kush ishin personat që hidhnin objekte të forta mbi protestuesit.

Një tjetër detaj që ka ngritur pikëpyetje tek Oficerët e Policisë, është përdorimi i gazit lotsjellës nga ana e personave të maskuar  ndaj protestuesve.

Edhe pse kamerat kanë fiksuar këta persona që përdornin spraj dhe gaz lotësjellës, policia nuk ka arritur të gjejë asnjë prej këtyre mjeteve në katin e dytë, madje edhe shkopinjtë që janë përdorur për të dhunuar nga protestuesit janë hequr, duke pastruar provat përpara se t’i siguronte policia.

Policia e Prokuroria pritët të kërkoj edhe pamjet nga mediat për të faktuar përdorimin e këtyre mjeteve të jashtëligjshme.

Edhe publikisht Lulzim Basha e mohoi përdorimin e spajit dhe gazit lotsjellës, e duket se në të njëjtën linjë kanë qenë edhe disa prej mbështetësve të tij tashmë të arrestuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dojan 09/01/2022 12:37

Edhe Ibrahim Rugova e çliroi Kosovën me paqe. Shkupit i përgjigjesh me shkop gazit me mjete te tjera të ligjshme që i njeh europa.

Ina mahipi09/01/2022 12:08

Sokol Olldashin, sokolin e paska vrare Lulzim Basha

Shto koment

Denonco