Media kryesore suedeze/ Demokratët: Basha tradhtar në shërbim të Ramës

Media kryesore suedeze/ Demokratët: Basha tradhtar në shërbim të Ramës

23:36, 08/01/2022
A+ Aa A-

Media kryesore suedeze, MSN ka pasqyruar protestën e demokratëve për çlirimin e selisë së PD. 

"Protestuesit e zemëruar hynë në ambientet e partisë kryesore opozitare të Shqipërisë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, të shtunën në lidhje me kontestimet mbi udhëheqjen e Partisë Demokratike", shkruan MSN.

Kjo media raporton se protestuesit të udhëhequr nga Sali Berisha duan të largojnë Lulzim Bashën nga drejtimi i PD, të cilin e akuzojnë si tradhtar dhe bashkëpunëtor të Edi Ramës.

"Berisha dhe mbështetësit e tij duan të largojnë kreun e partisë Lulzim Basha, për të cilin besojnë se është një tradhtar që po bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama".

"Policia shkoi në vendngjarje dhe hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë ngatërrestarët. U arrestuan 25 protestues dhe 8 funksionarë partie", thekson më tej media suedeze. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco