Alban Hoxhaj rrëfen dhunimin te PD: Polici më gjuajti me predhë dhe më hodhi në tokë

Alban Hoxhaj rrëfen dhunimin te PD: Polici më gjuajti me predhë dhe më hodhi në tokë

22:09, 08/01/2022
A+ Aa A-

Alban Hoxhaj, kryetar seksioni nr.8 i PD në Kombinat, ka denoncuar mbrëmjen e sotme dhunën që ka përjetuar gjatë protestës për largimin e Lulzim Bashës.

Me plagë të shumta në fytyrë dhe tepër i tronditur, Alban Hoxhaj deklaroi se një polic e ka goditur me predhë jashtë selisë blu, duke e rrëzuar në tokë.

Ai rrëfen me tej si e dërguan në spital dhe pastaj në komisariat, ndonëse kishte plagë të shumta. 

“Jam Alban Hoxhaj, sot kam marrë pjesë në një protestë për të vajtur te PD, te shtëpia jonë. Unë kam 30 vite që jam anëtar i PD-së, kam kontribuar për PD-në dhe nuk e kam parë asnjëherë individin. Unë i kam shërbyer PD-së. Nuk kam asgjë as me Lulin dhe as me Saliun. Vajtëm në shtëpinë tonë. Jam i zhgënjyer aq shumë sa që… Më vjen keq të ndodhë kjo në PD. Unë me vete kam pasur vetëm një çadër dhe u përballëm me dhunën me gaz lotsjellës dhe me të gjitha. Na poshtëruan dhe na nxorrën jashtë PD-së. Në moment kur ne kishim dalë dhe rrinim në trotuar, mua më vjen një predhë nga forcat speciale që më hodhi përtokë.

Mirë që qëlloi ambulanca aty dhe vajta në Spitalin ushtarak. Dhashë dhe një deklaratë. Pastaj më insistuan që të më nxirrnin, por unë nuk kam qenë mirë. Doktoresha tha që duhet të dalësh. I thashë policëve ku do të më çoni? Unë i thashë nuk jam në gjendje. A nuk ka një laptop policia që të më marrë këtu deklarimini, por më thanë jo duhet të vish. Më çuan te Drejtoria e Policisë dhe më thanë për gjysmë ore do mbarosh punë. Prit se do vinin të më merrnin deklaratën, nuk vinin. Ju kam thënë ore, jam sëmurë, nuk duroj dot, kam 6 qepje. Jam me mjekime. Më lini i thashë në një dhomë tjetër.

Më morën që aty, më futën në furgon, biles kam qenë me Stresin, më vunë prangat. Më sollën te 1-shi. Na kanë futur në birucë 20-30 veta aty. Gjaku më rridhte, biles Stresi më ka mjekuar. Kam qëndruar në këmbë dhe nuk donte ta dinte kush. I kam thënë ore duhet të më kërkoni falje se më goditët me predhë. Në momentin e goditjes kam qenë jashtë selisë së PD-së. Ka qenë si tip karabinë që më qëlloi. Policin e njoh se vetëm ai kishte atë tip arme”, deklaroi Hoxhaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Jani 09/01/2022 08:44

Mir ta Kan ba deri sa shkon mbas atije krimineli plak keshtu do e keshe tere jeten

Higgins09/01/2022 00:28

Duhet dryshuar strategjia. Lereni lul braven me ramen dhe mendojeni mire se cduhet bere duke patur parasysh qe brava eshte nga ana e komunisteve ekstremiste. Beni nje cader te oborri i PD se .

Higgins09/01/2022 00:25

A kishte marre leje lul brava per punimet per blindimin e dyerve?

Shto koment

Denonco