Flamur Noka te Komisariati nr.1: Mbahen pas hekurave 20 protestues, PD do t'u kthehet demokratëve

Flamur Noka te Komisariati nr.1: Mbahen pas hekurave 20 protestues, PD do t'u kthehet demokratëve

21:31, 08/01/2022
A+ Aa A-

Komisioni i Rithemelimit ka shkuar mbrëmjen e sotme në Komisariatin numër 1 në Tiranë , ku po mbahen dhjetëra protestues që morën pjesë ditën e sotme në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për largimin e Lulzim Bashës.

Duke folur jashtë komisariatit, deputeti Flamur Noka i ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama të ndalë lojërat dhe përpjekjet për të qenë dhe kryeministër dhe kryetar i opozitës, pasi nuk mund të marrë peng opozitën por nëse dëshiron të marrë peng në Surrel Lulzim Bashën.

Flamur Noka po ashtu deklaroi se si asnjëherë tjetër më parë mbi protestuesit demokratë që po mbahen në Komisariat rëndojnë 6 akuza, gjë kjo që sipas tij bëhet me urdhër të Edi Ramës, me kërkesë të Lulzim Bashës.

"Te komisariati nr.1 janë 20 demokratë të ndaluar, për të vetmin fakt se shkuan, trokitën dhe hapën dyert e shtëpisë së tyre. Por Edi Rama i vendosur për të emëruar edhe opozitën, ushtroi dhunë mbi demokratët, sepse pengu duhet mbajtur aty i burgosur në bunkerin që kanë krijuar së bashku dhe demokratët duhen ndaluar të jenë opozitë dhe nuk duhen lejuar të hyjnë te shtëpia e lirisë. E dhimbshme që demokratët të jenë pas hekurave. Panë shndërrimin e shtëpisë së tyre nga pengu dhe Edi Rama në bunker. Demokratët do ta kthejnë bunkerin e Edi Ramës dhe pengut në shtëpinë e lirisë. Të ndalohet arrestimi i demokratëve pse shkuan te shtëpia e tyre. Nuk kanë bërë asgjë, dyert dhe dritaret që i gjetën të mbyllura i kanë hapur. Asnjë faj. Ka 6 akuza sepse i prishën terezinë pengut të regjimit", tha Noka. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco