‘Krenar për dhunën’, Basha mashtron publikisht: Nuk ka dalë gaz lotsjellës nga PD

‘Krenar për dhunën’, Basha mashtron publikisht: Nuk ka dalë gaz lotsjellës nga PD

20:46, 08/01/2022
A+ Aa A-

Deputeti Lulzim Basha ka gënjyer publikisht duke mohuar dhunën e kriminelëve që dilnin nga zyra e tij dhe përdorimin e gazit lotsjellës.

Në daljen e tij për mediat, Basha gjithashtu gënjeu edhe për njoftimin e Policisë, ndërsa përëgënjeshtroi qëndrimin e vet për vendosjen e dyerve të blinduara.

Me deklaratat e tij të neveritshme, Lulzim Basha deklaron se ndjehet krerar për situatën e krijuar sot në Partinë Demokratike dhe për gjakosjen që u bëri demokratëve.

Në një bashkëbisedim me gazetarët pas protestës basha nuk fshehu konsideratat për mercenraët e dënuar për krime që sot dhunuan barbarisht demokratët që ishin mbledhur në protestë.

Por jo vetëm kaq, mercenarët e identifikuar si të dënuar për vrasje që dilnin nga zyra e tij, Basha gjeti guximin edhe ti mohoi dhe të pohonte se ata nuk kishin hunj në dorë, siç qytetarët i panë në kohë reale.

I vënë në siklet nga gazetarët duke i kujtuar paralajmërimin ndaj Edi Ramës se nuk mund të mbante pushtetin me gaz lotsjellës, Lulzim Basha mohoi përdorimin e gazit, e për pamjet e transmetuara live gjeti të sulmoi mediat që i transmetuan ato.

Teksa vazhdimisht kishin mohuar blindimin e selisë me dyer hekuri, sot Lulzim Basha nuk e kishte problem që të përgënjeshtronte veten.

Por jo vetëm në këtë rast. Lulzim Basha gënjeu publikisht kur tha se nuk kishte kërkuar ndërhyrjen nga Policia. Në orën 12. 52 minuta, sapo demokratët arritën të futeshin në seli, grupi i Bashës shpërndau një njoftim për mediat ku i kërkonte publikisht Edi Ramës dhe Policisë që të ndërhynin. E me një sinkronizim pefekt, brenda 2 minutave Policia konfirmon të njëjtën kërkesë të ardhur nga Lulzim Basha dhe ndërhyn duke nxjerrë demokratët me dhunë jashtë selisë. Por Basha, edhe njëherë nuk e kishte problem të gënjente publikisht.

Gjatë gjithë fjalës së tij para gazetarëve Lulzim Basha nuk ndali edhe sulmet ndaj demokratëve, duke i quajtur ata të shitur, me probleme, e që protestojnë për interesat e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco