Deputeti Alizoti: Lulzim Basha si Ramiz Alia

Deputeti Alizoti: Lulzim Basha si Ramiz Alia

20:33, 08/01/2022
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti ka akuzuar Lulzim Bashën, pasi mbështetësit e këtij të fundit hodhën gaz lotsjellës dhe dhunuan protestuesit në selinë e PD-së.

Sipas Alizotit, prania e policisë në godinën e PD-së tregon se kjo parti ka vdekur politikisht, ndërsa shtoi se tashmë Bashës nuk i vlejnë më as vula dhe as selia.

Sipas tij, 'izolimin e partisë siç po e bën Basha nuk e ka bërë as Ramiz Alia', teksa tha se tashmë nuk mund t’i thotë më Bashës kryetar.

“Policia është një institucion shtetëror, por ne nuk jemi në Suedi. Vetë partia jonë ka thënë që kjo është policia e krimit.

Për ne si demokratë, prezenca e policisë do të thotë që kemi vdekur politikisht. Kur hyn policia, ka mbaruar politika.

Ai që është sot në PD nuk mund të përdori gaz ndaj vartësve të vet, ata janë votues demokratë. Izolimin nuk e ka bërë as Ramiz Alia," tha Alizoti në ABC.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lira09/01/2022 09:28

Të lumtë për integritetin që ke, Tomorr Alizoti!

arqile09/01/2022 06:46

O tomor o deputet frikacak, o mistrec berati, po ku ka dale ndonje trim ne berat te dalesh ti, thoj njehere te verteten, mos ki frike nga basha, protestuesit kishin te drejte te mernin shtepine e tyre ,nuk behen paralele mes berishes dhe pisit basha o pis berati njesoj si basha jeni edhe ju qe nuk mbeshtetet protesten bile me keq e llogarisni ju kur te kerkoni votat .

Un08/01/2022 20:58

Faleminderit,Tomor Alizoti.E kam pritur reagimin tuaj.Tani fol edhe ti zonja Acka.

Shto koment

Denonco