Policia ndalon dy persona te selia e PD, i shoqëron në komisariat

Policia ndalon dy persona te selia e PD, i shoqëron në komisariat

19:51, 08/01/2022
A+ Aa A-

Policia po vijon ende me shoqërimet në lidhje me protestën e organizuar në selinë e PD.  

Siç shihet në video persona të cilët ndodheshin brenda selisë blu në një makinë janë nxjerrë jashtë nga policia dhe janë shoqëruar.

Dyshohet se janë anëtarë të këshillit kombëtar.

Më pas një efektiv i policisë ka marrë makinën dhe e ka nxjerrë jashtë ambienteve të selisë blu.

Më herët është bërë me dije nga policia se janë shoqëruar edhe 25 protestues dhe 8 persona të tjerë të cilët kanë qëndruar brenda godinës së PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco