Basha pranon se i kërkoi Ramës ndërhyrjen e policisë në PD

Basha pranon se i kërkoi Ramës ndërhyrjen e policisë në PD

19:31, 08/01/2022
A+ Aa A-

Lulzim Basha doli në një konferencë për mediat nga selia e PD, disa orë pas protestës. 

Gjatë gjithë deklaratës, Basha u shtir sikur sulmonte Ramën, duke cekur herë 'Trekëndëshin e Bermudës' e herë sikur Berisha bashkëpunon me Ramën. As vetë Lul Basha nuk e beson këtë. 

Basha shkoi më tej kur tha se Policia duhet të kishte ndërhyrë më herët, duke konfirmuar se kishte qenë vetë ai që kërkoi policinë në oborrin e PD. 

Por që Basha duket i 'zhgënjyer' sepse policia vonoi ndërhyrjen. 

"Policia e Shtetit për një orë e gjysëm u vendos jashtë ligjit, jashtë kushtetutës dhe refuzoi të bënte detyrën që ka për të mbrojtur rendin, rregullin, ligjin dhe sigurine. Megjithatë, në një ditë tragjike si kjo, duken në orizont, përvijohen në orizont edhe drita e shpresës që po lind dhe kjo shpresë ka të bëjë me faktin se pavarsisht se kemi përballë trekëndëshin e Bermudës të përforcuar  nga oligarkët shqiptarë, që financojnë propagandën Rama-Berishiate, nga grupe të krimit të organizuar që i patë sot në aksion", tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fatmir sinani09/01/2022 00:12

robt ku ti kesh or pederast

Dojan 08/01/2022 19:55

Zoti i madh nuk vonon për të dhënë çdo njeriu dënimin e merituar. Tij tak Tij tak Lul

Shto koment

Denonco