Flet drejtuesi i qeverisjes më të korruptuar në botë/ Rama: Hajdeni t’i japim fund pluralizmit

Flet drejtuesi i qeverisjes më të korruptuar në botë/ Rama: Hajdeni t’i japim fund pluralizmit

19:34, 08/01/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, drejtuesi i një prej dy qeverive më të korruptuara në botë sipas institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare, ndërhyri disa herë për situatën e krijuar në PD.

Njeriu, i akuzuar për manipulim industrial të zgjedhjeve, bëri edhe një koment të fundit.

Ashtu siç është akuzuar nga opozita e Sali Berishës, se ai është fajtor për zhdukjen e pluralizmit, Rama bëri thirrje që demokratët t’i bashkohen atij.

Në këtë mënyrë atij po i flet subkoshienca, e cila kërkon që në vend të mos ketë më asnjë opozitë ndaj tij.

“Epo pikë e zezë, ai punon për Ramën, thotë njëri, ai bën punën e Ramës thotë tjetri...

Besomëni, kur i shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t'u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt:

Ejani t'i japim ç'mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!

Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët kur i sheh se çfarë marrëzish bëjnë e thonë të kujtojnë, që të dy, fjalët e Xhokerit, "Skam asgjë për të humbur. Asgjë s'më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi"...

Varuni more teneqet që të dyve këtyre”, shkruan Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku08/01/2022 21:55

Po ti përse i dërgove forcat speciale me gaz helmues e me dhunë e arrestime? Për të mbrojtur investimin tënd tek ministri i “opizitës” të bunkerizuar në zyrat e mbajtura jashtë ligjit të ministrisë tashmë të “opozitës” të qeverisë tënde. Përse nuk zbatove parimin e shumicës të dhunuar nga 10 kodoshë, duke nxjerrë jashtë kodoshët e paligjshëm?

Emigranti08/01/2022 20:12

Vonoi, fatkeqsisht erdhi menxyra e PD, krijimi dhe me pas prania e saj i dha vendit tonë cilësinë -vend demokratik. Fatkeqsisht prapë, EdRama ka të drejtë. Mblidhni mendë dhe sëpaku merrni të tillë tek të mençurit dhe me përvojë. Tezat i lexoj tek një zotëri me mbiemrin Manjani, ish ministër. Të pezmatuar .

arqile08/01/2022 20:09

Robt rama ku ti kesh.

Shto koment

Denonco