VIDEO/ Momenti kur protestuesit hapën derën e blinduar, Basha i kërkoi ndihmë Ramës

VIDEO/ Momenti kur protestuesit hapën derën e blinduar, Basha i kërkoi ndihmë Ramës

19:11, 08/01/2022
A+ Aa A-

Në videon që sjell SYRI tregohet momenti kur protestuesit arritën të hapin derën lindore të blinduar në Partinë Demokratike. 

Për hapjen e kësaj dere protestuesit janë përpjekur prej më shumë se një orë. 

Kur porta u hap dhe brenda filluan të hynin anëtarët e parë të PD, me urgjencë Lulzim Basha ka kërkuar ndërhyrjen e Policisë së Shtetit. 

Mësohet se Basha ka komunikuar direkt me Ramën dhe ndihma nuk ka vonuar. Në më pak se 3 minuta, në portën veriore, nga krahu i Parlamentit, janë shfaqur dy makina ujëhedhëse dhe një numër i madh efektivësh FNSH. 

Ata hodhën gaz lotsjellës dhe ushtruan dhunë me shkop gome ndaj protestuesve të PD, duke i nxjerrë jashtë selisë dhe larguar nga perimetri i ndërtesës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco