Berisha: Vrasës dhe persona në kërkim në selinë e PD, policia ndërhyri me kërkesë të Bashës

Berisha: Vrasës dhe persona në kërkim në selinë e PD, policia ndërhyri me kërkesë të Bashës

18:44, 08/01/2022
A+ Aa A-

"Sot kjo protestë hyn në histori si protesta që ndau si me thikë opozitën e vërtetë nga pseudoopozita nga sytë e shqiptarëve. Ju e patë peng Bashën me vrasës, narkobanditë, se si u vërsul ndaj opozitës së vërtetë".

Kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp nga 'Rogner'. 

Berisha tha se në selinë e PD ndodheshin vrasës dhe persona në kërkim policor. 

Lideri historik i PD tha gjithashtu se policia ndërhyri me kërkesë të Lulzim Bashës te Edi Rama, duke dhunuar protestuesit paqësorë të PD.

"As vrima e miut nuk e shpëton më nga populli opozitar Lulzim Bashën. Sot u arrit shumë. Çdo shqiptar të kuptojë se çfarë përfaqëson Lulzim Basha përpara tyre, për interesat e tyre. Vetëm në zgjedhjet e fundit ishin qindra e mijëra ata që votuan kundër Edi Ramës për grabitjen e votës që bëri ai, për vjedhjet që bën me ekipin e tij, për poshtërimin, varfërimin dhe mjerimin, për mbylljen e dyerve, për Europën, për narkoshtetin, njerëz qëe vdesin se s'ka ilaçe mjekimi, nuk kanë kafshatën e gojës, që nisin fëmijët rrugëve të Europës për të shtrirë dorën, për të lypur. Kjo ditë ishte dhe do të mbetet në memorien e shqiptarëve një nga ditët më të rëndësishme në historinë e pluralizmit. 

Që aty ka vrasës është evidente. Njëri është me mbiemër Shgata, por ka edhe të tjerë. Që ka persona në kërkim është evidente. Janë parë në foto persona të grupeve fundamentaliste. Grupi juridik i Komisionit do vijojë procedurat ligjore. Natyrisht ne nuk kemi besim tek drejtësia e shndërruar në një degë ekzekutivi të Edi Ramës, por dosjet mbeten, drejtësia vonon por nuk harron. Ndaj të gjitha këtyre do të ngrihet padi. Narkopolicia pas telefonatës që mori i kreu i Meduzës nga Lulzim Basha, ndërhyri shtazërisht.  

Ndërhyrjen e ka kërkuar personalisht peng Basha. banditët të pajisur me mjete policie, pluhra dhe ajër me spec, substancë djegëse". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco