'Atentat ndaj demokracisë'/ Aulon Kalaja: Shqiptarët e kuptuan skenarin e Bashës! Të identifikohen mercenarët brenda PD

'Atentat ndaj demokracisë'/ Aulon Kalaja: Shqiptarët e kuptuan skenarin e Bashës! Të identifikohen mercenarët brenda PD

18:26, 08/01/2022
A+ Aa A-

Gazetari Aulon Kalaja ka folur për protestën e sotme të demokratëve në selinë e PD-së, ku theksoi se të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se ka pasur një skenar të përgatitur nga Basha për të lejuar deri diku dhunën dhe pastaj për të thirrur policinë që të shpërndajë turmën.

I ftuar në studion e Fax Neës, Kalaja i bën thirrje Prokurorisë dhe Policisë që të identifikojë personat brenda PD-së që hodhën gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Kalaja: Të merremi me atë që i ka ndodhur demokracisë. Është atentat ndaj demokracisë e gjithë ajo shfaqje që ndodhi në shtëpine e madhe te lirisë. Demokratët janë njerëzit më të vuajtuar që nga vitet 90, por dhe ne 8 vitet e fundit. Duhet të sakrifikojnë sërish me këto protesta. Protesta që ngjallin shpresë, por ajo që ndodhi në Selinë e PD-së është ë paprecedentë.

Për mendimin tim ka pasur një skenar të organizuar, sepse mesa duket me një të shtypur të butonit, ata kanë ardhur për 25 sekonda në selinë e PD-së. Kjo tregon se kishte skenar që konflikti të shkonte tderi diku dhe të ndërhynte Policia. Akoma më shumë më ka bërë përshtypje gazi lotsjellës brenda PD-së. Nëse Policia e ka seriozisht të marrë provat brenda PD-së. Kush janë njerëzit që kanë mbrojtur nga brenda? A ishin të autorizuar për përdorimin e gazit lotsjellës? Gazi lotsjellës futet te armatimet luftarake. Kemi pasur hermetizim të PD-së. Sekretari i Përgjithshëm ditën e djeshme nuk i lejoi mediat të futen në Seli, sepse paskan qenë duke derdhur ccelik.

Gazetarët dhe operatorët e Fax Neës kanë qëndruar shumë fort sot për të dhënë të vërtetën. Unë mendoj se ky hetim duhet të nisë nga brenda jashtë. Absurdi që pashe sot nga e ashtëquajturi polici e shtetit, ishte që u rrezikua jeta e njerëzve brenda. Por në të vërtetë ju rrezikua jeta personave jashtë. Duhet të jenë njerëz të paguar ata brenda. Mercenarë që paguhen për të bërë diccka. Njerëz që paguhen, pra ti bëhesh ushtar me pagesë. Cilët kanë qenë personat brenda PD-së? Edhe prokurori më i dobët mund ti bëjë disa pyetje. Policia nëse këta njerëz ishin rrezik, duhet të futej brenda dhe të shpëtonte ata që ishin në rrezik, jo të shpërndante turmën. Shqiptarët nuk janë idiotë për të mos kuptuar këtë lloj skenari. Kush janë njerëzit brenda. Të hetohet dhe te shpallen emrat e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco