FOTO/ Nga spitali në qeli, policia arreston Alban Hoxhën, Këlliçi: Akt i paprecedentë

FOTO/ Nga spitali në qeli, policia arreston Alban Hoxhën, Këlliçi: Akt i paprecedentë

17:54, 08/01/2022
A+ Aa A-

Plagët e marra nga dhuna barbare e mercenarëve të Lulzim Bashës dhe policia e Edi Ramës nuk kanë mjaftuar për demokratët.

Alban Hoxha, kryetari i grupseksionit të zonës së Misto Mames edhe pse i plagosur rëndë është arrestuar në shtratin e Spitalit të Traumës ku po merrte ndihmë.

Forca të shumta policore, e kanë marrë atë nga ambientet e Spitalit dhe e kanë shoqëruar atë për në ambientet e Komisariatit nr. 3 në Kryeqytet.

Deputeti Belind Këlliçi e ka cilësuar këtë akt të paprecedent, që ka ndodhur edhe me protestues të tjerë. 

Ai ka dënuar veprimin e policisë, ndërsa ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të demokratit të arrestuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco