Bie 'fortesa' e Bashës, Rama i dërgon menjëherë policinë

Bie 'fortesa' e Bashës, Rama i dërgon menjëherë policinë

17:30, 08/01/2022
A+ Aa A-

Lulzim Basha nuk ka më 'fortesë'. 

Pasi u shkarkua nga kryetar i PD me votat e rreth 44 mijë anëtarëve në 18 dhjetor, 8 janari shënoi kapitullimin e tij përfundimtar. 

Ishte protesta e sotme e anëtarësisë që i dha fundin atij. 

Sa hapën protestuesit dyert e blinduara brenda në selinë blu, erdhi policia në mbrojtje të Bashës, me gaz lotsjellës dhe shkopa gome.

Moment që tregon qartë se Basha nuk ka më anëtarësi, përveç një grupi të vogël mercenarësh që zbatojnë porositë për të helmuar me gaz lotsjellës demokratët dhe ushtruar dhunë ndaj tyre. Por përgjegjësitë për këto akte të rënda do të zbardhen në vazhdim. Përgjegjësive nuk mund t'i shpëtojë as Lulzim Basha dhe as Gaz Bardhi. 

'Fortesa' e Bashës ka rënë dhe kjo u pa qartë nga veprimi i policisë në më pak se 15 sekonda pasi zyrtarisht Partia Demokratike shpërndau njoftimin ku kërkonte ndërhyrjen e autoriteteve ligjzbatuese. E gjitha ndodhi në momentin kur protestuesit hapën një nga dyert e blinduara dhe kaluan barrierën duke iu afruar edhe më shumë zyrës së Lulzim Bashës ku ai mbante të ngujuar disa deputetë dhe kryetarë degësh lokale. 

Lulzim Basha nuk ka mbështetës dhe në kushtet e vetmisë, në panik nga hyrja e anëtarëve të PD në seli edhe pse krejtësisht paqësisht, pa asnjë send të kundraligjshëm, i kërkoi ndihmë Edi Ramës. 

Ndihmë e cila nuk mungoi, por ishte edhe e menjëhershme. 

Por nga sot Lulzim Basha nuk ka më as parti, pasi anëtarësia i ka ikur prej muajsh tashmë.

Demokratët nuk përfaqësohen nga ajo shpurë njerëzish të ngujuar në selinë e PD. Përfaqësuesit e opozitës dhe vetë opozita janë ata që sot mbushën sheshin për pluralizmin dhe demokracinë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco