Bledi Çuçi përgëzon policinë që helmoi me gaz dhe dhunoi protestuesit demokratë

Bledi Çuçi përgëzon policinë që helmoi me gaz dhe dhunoi protestuesit demokratë

16:19, 08/01/2022
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka përgëzuar Policinë e Shtetit për ngjarjet që ndodhën sot te selia e PD. 

Në një deklaratë, Çuçi shpreh konsideratë dhe vlerëson efektivët që helmuan me gaz lotjsjellës demokratët protestues, si dhe për dhunën që u ushtrua ndaj tyre. 

"Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë sot një sjellje profesionale në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Dëshmoi gjithashtu se është një trupë e depolitizuar dhe tërësisht e angazhuar për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve. Protestat paqësore janë themelore në demokraci, por aktet e dhunës dhe tentativat për të cënuar rendin publik nuk do të tolerohen. Policia e Shtetit është e vendosur për të vijuar punën dhe misionin që i ngarkon ligji. Përgëzime@PoliciaeShtetit", thotë Çuçi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fatmir sinani08/01/2022 17:13

ik mor pederast

Shto koment

Denonco