Vëllai i rojes së Bashës, mercenari në kërkim nga policia fshihej në PD, dhunoi barbarisht demokratët

Vëllai i rojes së Bashës, mercenari në kërkim nga policia fshihej në PD, dhunoi barbarisht demokratët

15:38, 08/01/2022
A+ Aa A-

Jo vetëm roja i Lulzim Bashës, Astrit Gosturani, por edhe i vëllai i këtij të fundit ka qenë ndër mercenarët e Lulzim Bashës, që ka dhunuar sot barbarisht demokratët te selia blu. 

Ylli Gosturani ka hedhur gaz lotjsellës dhe goditur me sende të forta protestuesit te ballkoni i Lulzim Bashës.  

Moment të cilin SYRI e solli më video

SYRI mëson se Ylli Gosturani është person me precedent penal. 

Ai është autori i plagosjes me thikë të dy shoferëve të furgonëve të shkollave në Tiranë.

Ngjarje kjo e ndodhur në 3 nëntor 2021. 

Gjithashtu, Ylli Gosturani rezulton i dënuar në Gjermani për trafik droge. 

Edhe pse ishte shpallur në kërkim policor për therjen me thikë të dy shoferëve, Ylli Gosturani strehohej në selinë e PD, nën garancinë e vëllait të tij ish-gardist dhe Lulzim Bashës.

Ndërsa Policia e Shtetit në vend që të arrestonte mercenarët dhe personat në kërkim që fshiheshin në PD, hodhi gaz lotsjellës dhe dhunoi protestuesit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco