Komisioni i Rithemelimit njofton deklaratë për mediat

Komisioni i Rithemelimit njofton deklaratë për mediat

15:24, 08/01/2022
A+ Aa A-

Komisioni i Rithemelimit të PD do të mbajë një konferencë për mediat pas protestës që u zhvillua sot. 

Anëtarët e Komisionit kanë njoftuar deklaratën përpara mediave në orën 18:00. 

"Sot ne oren 18.00 ne Hotel Rogner Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit te PD ka konference per shtyp! Ftojme mediat te marrin pjese", thuhet në njoftim. 

Demokratët protestuan sot për largimin e Lulzim Bashës nga zyra e selisë blu pasi është shkarkuar nga anëtarësia në 18 dhjetor, por me mercenarët, kryesisht njerëz të krimit të organizuar dhe Policinë e Edi Ramës, demokratët u dhunuan barbarisht. 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar vazhdimin e protestave deri në çlirimin e selisë së PD nga mercenarët e Bashës dhe policia e Ramës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco