Berisha: Ky është një revolucion i pandalshëm! Kjo është rruga e fitores

Berisha: Ky është një revolucion i pandalshëm! Kjo është rruga e fitores

14:43, 08/01/2022
A+ Aa A-

Në mbyllje të protestës, lideri historik i PD, Sali Berisha mbajti një fjalim, duke theksuar se revolucioni vazhdon.

“Arritëm të dëshmojmë organizimin tonë, vendosmërinë tonë, të dëshmojmë para shqiptarëve dhe botës, se armiku më i egër pas Enver Hoxhës i pluralizmit politik, është Edvin Kristaq Rama dhe pengu i tij, Lulzim Basha.

Miqtë e mi, ju e patë vetë se si shpalosi Edi Rama skenarin e tij kundër pluralizmit politik në Shqipëri dhe Partisë Demokratike.

Sot, gjithçka doli e qartë si në dritën e diellit. Kjo betejë tregon për të gjithë ne, njerëzit e lirisë, se rruga që kemi për të bërë, nuk është e lehtë. Ajo kalon përmes sakrificave, përmes vendosmërisë.

Ju garantoj se është një rrugë e suksesshme dhe fitimtare. Sot dëshmuam se jemi opozita e vërtetë e këtij vendi.

Prej kohësh ju kam deklaruar se ky është një revolucion i pandalshëm. Ky ndalet vetëm me përmbysjen e narkoshtetit. Ky revolucion synon rikthimin në pushtet përmes votës së lirë të PD.

Në tre muaj kohë, ne e kthyem votën e lirë në zemra tona, në komunitetin tonë, në PD.

Të shpërndahemi për t’u kthyer sa më parë, në betejën më të fuqishme se kjo,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco