‘A jeni gati?’/ Berisha lëshon kushtrimin për protestën madhështore, mijëra demokratë i përgjigjen thirrjes

‘A jeni gati?’/ Berisha lëshon kushtrimin për protestën madhështore, mijëra demokratë i përgjigjen thirrjes

19:26, 07/01/2022
A+ Aa A-

Një ditë para protestës së 8 janarit, ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale, ka pyetur demokratët nëse janë gati për protestën madhështore.

‘A jeni gati për protestën madhështore kombëtare nesër?’, shkruan Berisha në Facebook.

E menjëhershme ka qënë përgjigjja e mijëra demokratëve të cilët kanë konfirmuar me komentet e tyre duke u shprehur të gatshëm për të marrë pjesë në protestë, për të çliruar selinë e Partisë Demokratike. 

Ish-kryeministri ka deklaruar se data 8 Janar do të jetë një protestë e fuqishme kombëtare ku 44 mijë anëtarë të PD-së që firmosen të bëjnë historinë do të marrin në dorëzim ndërtesën e Partisë Demokratike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco