Eurodeputetët Bashës: 'Dorëhiqu pa përçarë PD dhe pa krijuar parti tjetër!'

Eurodeputetët Bashës: 'Dorëhiqu pa përçarë PD dhe pa krijuar parti tjetër!'

17:13, 07/01/2022
A+ Aa A-

Letra e Parlamentit Europian për Bashën është e qartë e paekuivoke: respekto vendimet e Kuvendit të PD në 11 dhjetor dhe të referendumit të anëtarësisë në 18 dhjetor! 

Eurodeputetët i kujtojnë Bashës se ata kanë përkrahur qendrimet korrekte të partisë tij gjatë viteve të fundit; madje edhe gjatë momenteve shumë të vështira siç Basha personalisht duhet t'a kujtojë.

Ata i thonë Bashës se një opozitë funksionale është vetëm një PD e bashkuar dhe prandaj ai duhet të dorëhiqet pa krijuar parti tjetër e të mos përçajë PD. 

Teksti më poshtë: 

Zotit Lulzim Basha, deputet i parlamentit
I dashur Lulzim Basha,

Po ndjekim me shumë preokupim zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike. Ne kemi mbështetur vitet e fundit qëndrimet korrekte të PD-së edhe në momente shumë të vështira siç do t'a mbani mend personalisht. Shqipëria ka nevojë tashti, më shumë se kurrë, për një opozitë funksionale që siguron kontroll dhe ekuilibër demokratik ndaj një qeverie socialiste gjithnjë e më arrogante. Për ta arritur këtë, PD duhet të gjejë unitetin e saj; prandaj ju e keni detyrim të respektoni vullnetin e kongresit të partisë dhe të anëtarësisë siç u shpreh përkatësisht në 11 dhe 18 dhjetor të vitit të kaluar. 

Duke marrë përsipër përgjegjësinë tuaj personale dhe duke shmangur pasojat, sigurisht që do të kontribuoni në forcimin e PD-së si parti në të gjithë vendin dhe si grup politik në Parlament. Jemi të sigurt se gjesti juaj do të respektohet nga kolegët tuaj demokratë dhe nga miqtë tuaj të PPE në Europë.

Image
(Vijon...)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco