Fortifikimi i godinës së PD, Goci: Kriza në parti shumë e thellë, Basha pjesë e problemit

Fortifikimi i godinës së PD, Goci: Kriza në parti shumë e thellë, Basha pjesë e problemit

16:49, 07/01/2022
A+ Aa A-

Pedagogu i Komunikimit në Universitetin e Tiranës, Ervin Goci, në intervistë në Edicionin e Pasdites në Syri Tv me moderatorin Bled Marku ka komentuar fortifikimin e godinës së PD-së.

Goci theksoi se kriza në Partinë Demokratike është shumë e thellë, duke shtuar se Lulzim Basha është pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes.

“Kriza në PD është kaq e thellë sa është bërë gati e pamenaxhueshme nga ata që janë njerëz burrokratë, por edhe njerëz që kanë kontribute me dekada atje, është bërë kriza gati e pamenaxhueshme. Këto që po ndodhin janë thjesht një fazë tranzitore, shkarkimi i kryetarit është vetëm një fazë, është fazë, është ngjarje e karakterit të mirfilltë politik. E kam thënë mijëra herë se mënyra si qeveris Rama është shumë e çuditshme, me lehtësi të madhe kur ka skandale, e këtë e kam lidhur me thuajse mozekzistencën e opozitës. Opozita nuk po bën që Rama të japë dorëheqjen, prandaj opozita në sy të shqiptarëve ka qenë pa vlerë.

Janë mijëra vullnete të ndrydhura që kërkojnë atë që iu takon. Opozita duhet të rrisë besimin tek publiku. Është fazë tranzitore, është proces i gjatë dhe më në fund po ndodhin ngjarje. Basha besoj se ka pak mbështetje në bazë, por ka mbështetje tek burrokratët e partisë. Këta janë periferikë, janë bërë pengesë, që me siguri do të kapërcehet shumë shpejt, se nuk bllokohet gjithë ai vullnet, Basha është pjesë e problemit. Lulzim Basha nuk po bën asgjë për të justifikuar statusin që ka. Basha duket si aktor dhe nuk ka qenë kurrë i lirë. Demokratët kërkojnë përfaqësim e shohim njerëz që vazhdojnë të luftojnë për karrigen e vet. Basha nesër do të takohet me realitetin e do shohë përballë se çfarë mullari ka bërë. Basha po shkatërron karrierën e vet në PD”, deklaroi Goci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco