Eurodeputetët i drejtohen ish-kryetarit Basha me formulën: 'Deputeti Basha'

Eurodeputetët i drejtohen ish-kryetarit Basha me formulën: 'Deputeti Basha'

16:18, 07/01/2022
A+ Aa A-

Mesazhi me shkrim që disa eurodeputetë i kanë drejtuar Lulzim Bashës sinjalizon qartë se ata nuk e shohin më Bashën si kryetar të Partisë Demokratike.

Në hyrje të letrës ata shkruajnë: 

"Zotit Lulzim Basha, deputet i Parlamentit
I dashur Lulzim Basha".

Ky adresim që shihet në faksimilen e letrës anglisht të cilën e disponon Syri.net tregon se eurodeputetët jo vetëm nuk e njohin më Bashën si kryetar i PD, por edhe ia deklarojnë atij këtë gjë me shkrim. 

Ky është një zhvillim i ri sepse politikanët e huaj kanë qenë deri tani të rezervuar.

Dje kanë qenë organizata e gruas dhe ajo studentore pranë PPE duke i bërë thirrje Bashës dje që të respektonte vullnetin e anëtarëve; kjo nënkuptonte largimin e tij por pa e thënë hapur.

Por refuzimi i Bashës ndaj ndërmjetësimeve dashamirëse dhe shqetësimi pas lajmeve për blindimin e dyerve dhe grumbullimin e mercenarëve në seli i ka shtyrë me sa duket eurodeputetët të flasin pa dorashka. 

Siç shihet nga faksimile, e vënë në dispozicion nga persona të autorizuar në Strasburg, letra fillon me fjalët:

"Po ndjekim me shumë preokupim zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike. Ne kemi mbështetur vitet e fundit qëndrimet korrekte të PD-së edhe në momente shumë të vështira siç do t'a mbani mend personalisht. Shqipëria ka nevojë tashti për...."

Image

Syri TV do e botojë letrën e plotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco