Reagon edhe Organizata Studentore e EPP: Basha të respektojë vullnetin e demokratëve

Reagon edhe Organizata Studentore e EPP: Basha të respektojë vullnetin e demokratëve

13:19, 07/01/2022
A+ Aa A-

Organizata Studentore e Partisë Popullore Europiane ka reaguar për situatën e pashembullt në selinë e PD.

‘Deputeti Basha po e shndërron selinë në barrikadë për të mbajtur jashtë demokratët.

Thirrje ish kryetarit të largojë mercenarët e armatosur nga selia dhe të respektojë vullnetin e 44 000 anëtarëve të PD’, thuhet në reagimin e tyre.

Reagimi i European Democrat Students:

Po i ndjekim me shqetësim të madh zhvillimet në Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Vendimi i Lulzim Bashës për të blinduar selinë e partisë dhe marrja e grupeve mercenare brenda saj për të ndaluar vullnetin e 44,000 demokratëve krijon një situate të rrezikshme brenda PD.

I bëjmë thirrje zotit Basha të respektojë vullnetin e anëtarëve të partisë së tij dhe të sigurojë një proces demokratik normal.

'We are following with great concern the situation currently happening in the Democratic Party of Albania.

Lulzim Basha’s decision to barricade the party’s headquarters and invite armed mercenaries to stop the will of the over 44,000 members who voted for his removal, risks creating a dangerous situation in a volatile environment.

We call on Mr. Basha to respect the will of his party’s membership, to ensure the democratic process in our member party continues normally.

Forumi Rinor i Partisë Demokratike

Belind Këlliçi'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco