Berisha: Dyert do të hapen nesër, mercenarët të dalin nga selia, ose do pendohen

Berisha: Dyert do të hapen nesër, mercenarët të dalin nga selia, ose do pendohen

13:43, 07/01/2022
A+ Aa A-

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha, gjatë deklaratës nga selia e PD-së është shprehur se nesër do të hapen dyert e selisë blu.

‘Nuk ka blind apo beton që mund të pengojë demokratët shqiptarë si njerëz të lirë, të rikthejnë këtë ndërtesë nga burg që e ka shndërruar Edi Rama me pengun e tij Basha’, deklaroi Berisha.

Lideri historik i demokratëve u bëri thirrje mercenarëve që janë futur në brendësinë e PD që të dalin nga aty.

‘Nuk ka asnjë diskutim që dyert do të hapen. Në mënyrë më të vendosur selia do të ju kthehet demokratëve. Nuk ka blind apo beton që mund të pengojë demokratët shqiptarë si njerëz të lirë, të rikthejnë këtë ndërtesë nga burg që e ka shndërruar Edi Rama me pengun e tij Basha. Çdo blind që ndodhet në këtë ndërtesë do të ngarkohet në një kamion dhe do ti dërgohet pranë shtëpisë Lulzim Bravës që ti përdorë për çfarë të dojë.

Ne nuk hyjmë në këtë ndërtesë për të dhunuar asnjë njeri, përveç mercenarëve që bëjnë mirë të dalin nga aty, ose do te pendohen.

Protesta nis nesër në orën 12:00, realizon qëllimet dhe siç e kam theksuar revolucioni nuk do të ndalet. Ai e di që do të nxirret nesër.

Ndaj bunkerit përdoren mjetet teknike paqësore’, tha lideri historik i demokratëve Sali Berisha, gjatë deklaratës nga selia e PD-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco