VIDEO-SYRI TV/ Prokurorja e Tiranës: Nga i njëjti vend dolën edhe të dhënat e patronazhistëve, po hetohet ende

VIDEO-SYRI TV/ Prokurorja e Tiranës: Nga i njëjti vend dolën edhe të dhënat e patronazhistëve, po hetohet ende

10:53, 07/01/2022
A+ Aa A-

Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj gjatë konferencës për mediat në lidhje me arrestimet për publikim e të dhënave personale të pagave, ka folur edhe për skandalin e patronazhistëve.

Imeraj bëri me dije se veprimtaria e publikimit të të dhënave personale ka nisur në vend prej disa muajsh, duke përmendur patronazhistët.

Ajo deklaroi se besohet se edhe skandali i patronazhistëve ku PS-ja ka përdorur të dhënat personale të qytetarëve, ka dalë nga i njëjti burim, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Sipas Imeraj hetimet do të shtrihen edhe për peronat që kanë krijuar akses në këto të dhëna dhe publikimin e tyre me çfarëdo qëllimi.

'Është arritur të vihen para përgjegjësisë penale dy persona të tjerë që punojnë në sektorin privat që kanë blerë të dhënat. Prokuroria vazhdon hetimet, pasi sekuestrim i dokumentacionit është bërë edhe në institucione të tjera si DPSHTRR pasi dolën edhe të dhëna për targat.

Duke patur parasysh që një veprimtari ka muaj që zhvillohet nisur me patronazhistët dhe më pas me publikim e targave e pagave, Prokuroria është në funksion të plotë për të vënë para përgjegjësisë personat përgjegjës. Pistë hetimi edhe për ata që kanë krijuar aksesin për pasjen e këtyre të dhënave dhe publikimin e tyre me çfarëdo qëllimi.

Garantojmë hetim objektiv dhe të plotë për të zbuluar edhe qëllimin e autorëve nëse donin t'i përdornin këto të dhëna apo kishin qëllime të tjera nëpërmjet publikimit. Nxjerrjen e qëllimit të këtyre të dhënave', - tha kryeprokurorja Elisabeta Imeraj gjatë konferencës për mediat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Germo Tare Germo07/01/2022 12:29

Germo Tare Germo.... Ne fund strumbullari eshte Karagjozi RAMAVIÇ...

Shto koment

Denonco