Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO që po thyen rrjetin/ Si e çmontoi SYRI, Bashën në 3 minuta live

VIDEO që po thyen rrjetin/ Si e çmontoi SYRI, Bashën në 3 minuta live

10:11, 07/01/2022
A+ Aa A-

Kjo video e SYRI TV po thyen rrjetet sociale. Ajo është subjekti kryesor i diskutimit, por edhe i ironisë dhe memeve. Brenda pak minutash, SYRI vërtetoi me video live se si Lulzim Basha ka izoluar dhe bunkerizuar selinë e PD me dyer të blinduara.

Pak minuta para publikimit të videos, Lulzim Basha deklaroi gjatë emisionit ‘Open’, se akuzat se kishte blinduar dyert e selisë, ishin marrëzira të servirura për publikun.

Të gjendur para këtij mashtrimi, stafi i SYRI-t u nis drejt selisë së PD-së, ku gazetari Bledi Marku së bashku me operatorin Arsen Dibra arritën të futen brenda godinës nëpërmjet dritares së tualetit dhe arritën të gjenin në koridorete e brendshme dhe të tregonin me video dyert e blinduara që po saldoheshin.

Stafi i Bashës tentoi të zhdukte nga mediat deklaratën e tij mashtruese, por tashmë videoja ishte bërë virale kudo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emigranti07/01/2022 10:31

Ky vend është duke rendur në anarshi. Vetëm një PD pa plehra, pa korrupsion veçanërisht pa të sëmurë si LB & kompani mund ta rikthejë në shina. Promovoni të aftë, të komunikueshëm me komunitetin, xhenuin dhe jo peshq akuariumi. Por jeni në një provë jetike dhe nuk lus dhunë. Dhuna është fund llogjikë. Bëni më të mirën dhe duhet t'a dini se krejt Europa është në krizë si në nivel arësye ashtu dhe nivel arsimor. Shporrini mashtruesit dhe psikopatet dhe ky është LB.

Shto koment

Denonco