Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Të gjithë të marrët e kësaj bote, kur i zë marrëzia mbyllen në bunkerë’

‘Të gjithë të marrët e kësaj bote, kur i zë marrëzia mbyllen në bunkerë’

09:09, 07/01/2022
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Të gjithë të marrët e kësaj bote, kur i zë marrëzia mbyllen në bunkerë…

Por marrëzive u dihet fundi…

Me këto historia janë bërë vërtetë filma. E ka thënë një gjë Elisa.

Nejse, asnjë marrëzi e tillë nuk lulëzon dot. Sepse ajo në të vërtetë shpreh dështim i rëndë psikik. Vetëizolimi brenda hekurave është simptomë sëmundje, jo reagim normal. Për politikë as që bëhet më fjalë.

Komisioni i Rithemelimit duhet të konktraktojë psikiatër, jo të ftojë anëtarët e partisë të rrethojnë “të sëmurin”. Ai manifeston shenja të rënda hipermanie, ndjehet i dhunuar dhe nuk llogarit dot reagimin proporcional.

Qartësisht i vetëizoluari ka simptoma të rënduara psiko-bio-sociale. Nuk ka konsistencë, jeton në mohim të realitetit, ndjehet superior, pastaj zhytet në frikë, flet jerm, nxit dhunë, nuk e kupton plotësisht rëndësinë e fjalëve që lëshon. Rëndë shumë është.

Ai, në fakt, ka nevojë për kurim jo për rrethim. Ai ndjehet tashmë i rrethuar. Ai, në të vërtetë, është i rrethuar me hekura dhe i zhytur në marrëzi totale.

Si të gjithë të tjerët me këto sjellje, është direkt për shtrim në spital.

Nuk është shaka, por hall i madh kjo marrëzi që ka zënë atë vetë, por dhe të gjithë ata që janë të detyruar të kenë një marrëdhënie me të.

Por kjo marrëzi duhet të marrë fund!

Sa më shpejt!

Vendi ka nevojë për opozitë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shiptar07/01/2022 13:03

Se mos na ben ndonje vetevrasje neser si Adolf Hitleri me Eva Braunin ky zotrija i PD-se

Shto koment

Denonco