Turpi i News24/ Vazhdon me mashtrimin e Bashës edhe pas videove Live

Turpi i News24/ Vazhdon me mashtrimin e Bashës edhe pas videove Live

23:20, 06/01/2022
A+ Aa A-

Televizioni News 24 në një akt të paprecedentë mashtroi opinionin publik mbrëmjen e sotme. 

Rreth një orë pasi SYRI TV arriti të futet në selinë e PD dhe zbuloi dyert e blinduara, News 24 vihet në dispozicion të Lulzim Bashës dhe përcjell një gënjeshtër fund e krye. 

News 24 thotë se nuk janë dyer të blinduara ato në PD, por "po kryhen punime për të izoluar panelin elektrik dhe fibrën optike të godinës meqe ka patur probleme". Qesharake fund e krye. 

SYRI ishte në trasmetim Live gjatë emisionit Çim Peka Live në momentin kur gazetari Bled Marku kapërceu nga dritarja dhe u fut në PD për të ndeshur jo shumë metra më tej, hekurat dhe saldatriçen, gati për të montuar derën e blinduar. 

Pamjet mund t'i shihni KËTU.  

Madje edhe dera ku ndodhej roja i PD në momentin kur afrohet gazetari Bled Marku, është gjithashtu e blinduar, siç mund edhe ta shihni. 

Image

Por çfarë e shtyn News 24 të gënjejë opinionin publik edhe atëherë kur faktet flasin me zë dhe figurë? 

Ndërkohë po ky televizion nuk ka publikuar videon e siguruar nga SYRI, thjesht e vetëm për të shpërndarë gënjeshtrën e servirur nga Lulzim Basha, të cilit tashmë i ka shteruar çdo justifikim.  

Megjithatë po e risjell sërish SYRI:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco