Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kapja e 119 kg kokainë/ Kasapi: Duhet të shkonte në SPAK. Hajdari: Tani flitet për tonelata droge

Kapja e 119 kg kokainë/ Kasapi: Duhet të shkonte në SPAK. Hajdari: Tani flitet për tonelata droge

22:34, 06/01/2022
A+ Aa A-

Ish-drejtuesi i policisë Aleks Hajdari dhe gazetarët Julian Kasapi e Romir Saraçi kanë diskutuar trafikun e drogës, sidomos të kokainës në vend.

Hajdari theksoi se nëse dikur flitej për gramë a disa kilogramë drogë, tani po flitet për tonelata e për tonë të lëndëve narkotike.

Aleks Hajdari: Situata nga krimi është e rëndë, edhe vrasja në Tiranë ishte e tillë, që krijon pasiguri tek qytetarët, krijohet edhe panik. Drejtuesit e policisë duhet që të kenë vizion tjetër që të rregullojnë situatën.

Romir Saraçi: Dua të them se është dhunuar një gazetar sot në Shkodër në operacionet e RENEA-s e nuk ka pasur ndonjë arrestim, sa ç’dimë. Sa i përket trafikut të drogës, Porti i Durrësit është kthyer në vend trafiku.

Julian Kasapi: Çështja e kapjes së 119 kilogramë kokainë ka shkuar në gjykatë dhe nuk ka shkuar në SPAK, por janë kaq shumë drogë sa duhet të shkonte në SPAK. Policia ka shkuar me vonesë në vendngjarje. Ka diçka që mban erë e duhet të kishte hetime gjithëpërfshirëse për këtë çështje.  

Aleks Hajdari: Dikur flitej për gramë ose kilogram me një shifër, kurse tani flitet për ton e për tonelata. Kufijtë shqiptarë nuk kanë qenë më herët kaq problem sa sot për trafik droge e kokaine.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco