Dyer të blinduara, hekura dhe saldatriçe - pamje për të mos u humbur brenda PD

Dyer të blinduara, hekura dhe saldatriçe - pamje për të mos u humbur brenda PD

22:01, 06/01/2022
A+ Aa A-

Pamje për të mos u humbur nga brenda Partisë Demokratike.  

SYRI arriti të depërtojë brenda selisë dhe zbuloi ato që Lulzim Basha i mohoi deri pak minuta më parë. 

Dhe ajo që zbuloi gazetari Bled Marku dhe operatori Arsen Dibra janë: dyer të blinduara, hekura dhe saldatriçe. Në katin e parë të selisë. 

Për montimin e këtyre dyerve, kuptohet se puna vazhdon ende pasi pajisjet janë aty dhe blindat ndodhen në dysheme, të pamontuara. 

Nga kush ruhet Lulzim Basha?

Nga demokratët dhe anëtarët e PD? 

Të cilët deri dje i përdori për vota dhe interesat e tij personale, ndërsa sot kërkon t'i mbajë jashtë shtëpisë së tyre dhe t'i shpallë armiq? 

Një skandal i përmasave të tilla është i padëgjuar në historinë pluraliste të vendit.  

Shihni pamjet që sjell SYRI TV: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Anonim06/01/2022 22:49

I thoni Berishes te marr me vete saldator te shtunen qe te saldojne nga jashte dyert e dritaret qe Luli te ngujohet brenda

Shto koment

Denonco