Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Deputeti Basha nuk i mohon dyert e blinduara në PD

Deputeti Basha nuk i mohon dyert e blinduara në PD

21:34, 06/01/2022
A+ Aa A-

Lulzim Basha nuk i mohon pamjet e publikuara nga SYRI për dyert e blinduara brenda selisë së PD. 

Basha dha një përgjigje as 'mish as peshk' kur u pyet nga gazetarja Eni Vasili për fortifikimin e selisë së demokratëve. 

Në vend që të sqaronte demokratët se pse shtëpia e tyre është kthyer në bunker, Basha akuzoi Berishën se po përdor demokratët si mish për top.

'Keni harruar që kemi edhe tanke, edhe snajper, marinsa, janë të gjitha marrëzira, është e trishtueshme që viti i ri shqiptarët i gjen në një xhalo të tillë të servirur, ndërsa ata përballen me problem reale, ekonomike. Ai do ta kthejë PD-në në bunkier, përpjekja e një njeriu për ta marrë peng PD-në. Për t’i përdorur demokratët si mish për top, në zyrën time mund të vini për një kafe që nesër se është e njëjta që ka qenë. Çfarë ndodh në tarracën e PD-së ato që janë thënë janë përtej imagjinatës së shfrenuar. PD ka një tjetër interes të jetë e hapur për demokratët. Edhe po të mos kishte mure PD-ja, ai do të ishte njeriu më i vetëm, edhe nëse ai sot do të ishte kreu i PD-së', tha Basha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco