Dyert e hekurta në PD,  Balliu: Basha ka degraduar, po bllokon zgjedhjet në parti

Dyert e hekurta në PD, Balliu: Basha ka degraduar, po bllokon zgjedhjet në parti

21:22, 06/01/2022
A+ Aa A-

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit në PD Klevis Balliu, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, komentoi prezencën e dyerve të hekurtta në Partinë Demokratike.

Balliu theksoi se Lulzim Basha ka degraduar, duke shtuar se është duke bllokuar zgjedhjet në parti, sepse nuk ka me vete shumicën e anëtarëve demokratë.

“Kjo që po ndodh në PD zgjidhet me zgjedhje në parti. Këto janë çështje të ulëta të një njeriu që ka degraduar. Lulzim Basha le të hapë garën brenda partisë, por se nuk dëshiron ta bëjë këtë gjë sa duket. Basha tashmë dihet se bashkëpunon me Edi Ramën për afera si te Porti i Durrësit. Që Basha ka mashtruar e mashtron këtë gjë e dimë. Basha i bën këtë se e di se është pakicë. Lulzim Basha mendon se me këto veprime do pengonka demokratët, por e ka gabim. Këto që bëhen janë për Bashën e Ramën. Basha ka uzurpuar zyrën e Partisë Demokratike të Shqipërisë, me dhunë dhe njerëz të paidentifikuar.

Dyert e PD nuk janë mbyllur në vitin 1997 e jo më sot, kush është Basha e Gaz Bardhi që do merrkam leje unë te këta, kur familja ime ka 30 vjet që investon në PD. Dhunën ne nuk e duam, dhunën e provokimet i bënë ata. Ne kemi kërkuar zgjidhje demokratike, ku vendos shumica. Në orën 12:00 më 8 janar do shkojmë të marrim selinë që na takon. E ka kthyer në burg selinë, ndoshta mendon burgun për këto aferat e veta, por ne kemi çështjen e PD-së”, deklaroi Balliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco