FOTOLAJM/ Pamje te reja, ja si e ka blinduar Basha PD-në

FOTOLAJM/ Pamje te reja, ja si e ka blinduar Basha PD-në

20:26, 06/01/2022
A+ Aa A-

Lulzim Basha po çmontohet përditë nga gënjeshtrat e tij dhe të Gazmend Bardhit se brenda selisë së PD-së nuk ka dyer të blinduara, por se po bëhen punime rreth organizimit të ambienteve të punës.

Një tjetër foto denoncuese ka ardhur në redasinë e SYRI-t, ku dallohen dy dyer të një prej hyerje të PD të cilat janë blinduar me hekur.

Lulzim Basha po bën gjithçka për të mos lejuar futjen e demokratëve në shtëpinë e tyre.  

Kjo foto si dhe ajo e pak orëve më parë ku dalloheshin njerëz me kapuçë dhe të armatosur, janë dëshmia e fundit se Lulzim Basha ndodhet në panik total dhe ka thurur një plan ogurzi për demokratët të cilët kanë njoftuar se në datë 8 janar do marin selinë e tyre. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco