Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Mustafaj: Basha po e dëmton PD-në! Jeton jashtë realitetit të mijëra demokratëve

Mustafaj: Basha po e dëmton PD-në! Jeton jashtë realitetit të mijëra demokratëve

18:34, 06/01/2022
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatorin Bledi Marku, Andi Mustafaj , ish-anëtari i Këshillit Kombëtar ka folur për të rinjtë të cilët u ndaluan ditën e sotme të hyjnë në zyrat e tyre të FRPD-së, duke e quajtur një situatë shumë të rëndë.

Mustafaj theksoi se Basha jeton jashtë realiteteve dhe nuk do të kuptojë zërin e mijërave demokratëve të cilët shprehen herë në foltore, herë në kuvend dhe herë në referendum dhe herë në manifestime kombëtre dhe të gjitha shumëzohen me 0.

Mustafaj: Kjo e sotmja është një situatë shumë e rëndë ashtu siç e shohin shumica e shqiptarëve. Në politikë kanë rëndësi veprimet por ka rëndësi dhe simbolika, ajo që ne trasmetojmë te njerëzit si imazh dhe emocion për ta. PD-në që kur e njoh skam parë ndonjëherë një rast të tillë kur dera e saj ishte e mbyllur. Edhe pas vitit 1997 dhe në momentet më të këqija që të ishte demokrat shiheshe me sy të keq nga shumë shqiptarë, dyert kanë qënë të hapura me shpresën se aty mund të ngrihej diçka më e mirë për Shqipërinë, se aty mund të përgatitetj një brez i cili mund të përmirësonte situatën e vendit. Të vijnë aty të rinjtë e FRPD-së dhe të gjejnë dyert e mbyllura pa asnjë arsye është një gjë shumë e rëndë qoftë edhe nga ana simbolike. Dhe kisha dëshirë që ata të rinj mos të iknin nga aty dhe të thonin me vendosmëri të madhe se ishte një gjë e papranueshme dhe të rrinin aty deri sa dera të hapej, kjo do ishte një kundër simbol shumë i fuqishëm.

Marku: Kur nuk po lihen deputetët dhe të rinjtë e FRPD-së të hyjnë në seli, a duket sikur ky simbol po pritet të jepet në datën 8 janar?

Mustafaj: Është e vështirë të kuptohet, pasi u bë disa kohë që sjellja e Lulzim Bashës e bënë shumë të vështirë për ne që ta kuptojmë. Duket sikur jeton jashtë realiteteve dhe nuk do të kuptojë zërin e mijërave demokratëve të cilët shprehen herë në foltore, herë në kuvend dhe herë në referendum dhe herë në manifestime kombëtre dhe të gjitha shumëzohen me 0 dhe duket si një politikë e strucit por dihet që politika e strucit nuk të shpie askund. Kjo ëshë një fatkeqësi që Basha po i bënë PD-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco