‘Njësia 8 e shkarkoi Bashën me 774 vota’/ Indrit Hoxha sfidon kupolën e Lulit: Hajdeni verifikojini vetë emrat

‘Njësia 8 e shkarkoi Bashën me 774 vota’/ Indrit Hoxha sfidon kupolën e Lulit: Hajdeni verifikojini vetë emrat

17:32, 06/01/2022
A+ Aa A-

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar Indrit Hoxha ka reaguar pas akuzave nga Enkelejd Alibeaj se është manipuluar referendumi i 18 dhjetorit, ku deputeti Basha u shkarkua si kryetari i PD-së nga rreth 44 mijë demokratë.

Në postimin e tij në facebook, Hoxha i ka sfiduar Gaz Bardhin, Jorida Tabakun dheEnkelejd Alibeajn që të shkojnë dhë të verifikojnë të 774 votave të demorkatëve të Njësisë 8 në Tiranë pro shkarkimit të Lulzim Bashës nga kryetar i PD-së.

Postimi i plotë i Indrit Hoxhës:

Demokratete e njesise 8 me dt 18 dhjetor shkarkuan me vote te lire Lulzim Braven si kryetar. E refuzoi njesia 8! Ata qe e njohin me mire se kushdo!. Verdikti i demokrateve nuk devijohet dot as nga ekranet e paguara nga Lulzim Brava dhe inceneratoret e as nga video montazhet e tyre! Ftoj Lulzim Braven,deputet Gaz Bardhin,Jorida Tabaku,Enkelejd Alibeaj, ti drejtohemi komisionit qendror te zgjedhjeve te referendumit te dates 18 dhjetor,per te bere transparencen dhe verifikuar cdo demokrat nga 774 demokratet e deges 8 tirane qe kane marre pjese ne votim, me emer mbimer,karte antarise te PD,firme dhe nr personal ID. Pengu qe ka bunkerizuar PD Lulzim Brava nuk e shpetojne dot as montimet e kamerave dhe as bravat nga permbaruesit demokrat te dates 8 janar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco