Për disa ditë me radhë, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka hedhur akuza në adresë të biznesmenit Myftar Lumeshi për trafik droge dhe grup kriminal.
Sulmeve të të shkarkuarve të PD, i është bashkuar edhe televizioni ABC, bashkë me portalin abcnews.al.
Biznesmeni Lumeshi i është drejtuar Gjykatës dhe ka paditur për shpifje deputetin Gazment Bardhi dhe Televizionin ABC.
SYRI siguron padinë e Lumeshit depozituar në Gjykatën e Tiranës, ku si Bardhi ashtu edhe televizioni i lartpërmendur do të duhet të justifikojnë akuzat e ngritura.
© SYRI.net