Hoxha: Më 8 janar anëtarësia merr në dorë fatin e PD, Basha do i nënshtrohet shumicës

Hoxha: Më 8 janar anëtarësia merr në dorë fatin e PD, Basha do i nënshtrohet shumicës

16:49, 06/01/2022
A+ Aa A-

Në një intervistë me Skype për Edicionin e Pasdites në Syri Tv me moderatorin Bled Marku, Indrit Hoxha, ish-nenkryetar i FRPD-se  foli për zhvillimet në PD.

Hoxha theksoi se më datë 8 janar, anëtarësia e PD do të marrë në dorë fatet e partisë.

Ai shton se Lulzim Basha do t’i nënshtrohet shumicës së anëtarësisë së Partisë Demokratike.

“Lulzim Basha ka përdorur PD për interesat e tij. Ai është i detyruar që t’i nënshtrohet shumicës së anëtarësisë. Zyra nuk i takon Bashës, se është shkarkuar dhe është vetëm deputet tashmë. Basha është ortak me Ramën te Porti i Durrësit e kjo është e rëndë për PD-në, për opozitën. Lulzim Basha ka bërë delegatë edhe adoleshentë 17 vjeç, që edhe moshën nuk e kanë për të qenë delegat. Më 8 janar, do krijohet opozita më e fortë e krijuar në këto nëntë vite. I bëj thirrje Bashës që mos të nxisë dhunë, sepse po nxit dhunë.  PD është shtëpia e anëtarëve, sepse anëtarët janë aksionerët e Partisë Demokratike.

Ne më 8 janar nuk marrim selinë e partisë, por shkojmë aty ku kemi vendin, deputetët në vendet e veta, demokratët e thjeshtë do hyjnë siç ka nëntë vjet që hyjnë. Selia e PD nuk është Kryeministria që ka rregulla, është shtëpia e demokratëve, është njësoj si me të thënë që nuk do hysh në shtëpinë tënde se dua unë, kjo është çmenduri që bën Basha me brava e çelësa. Foltorja hapi shpresë për opozitë të vërtetë dhe për shkatërrimin e kësaj qeverie të korruptuar në palcë”, deklaroi Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco