VIDEO-SYRI TV/ Rama, 8 mln euro ‘dhuratë’ Salillarit brenda 1 dite

VIDEO-SYRI TV/ Rama, 8 mln euro ‘dhuratë’ Salillarit brenda 1 dite

12:48, 06/01/2022
A+ Aa A-

Qeveria e nis punën për këtë vit duke i dhënë 8 milionë euro kompanisë ‘Salillari’. Brenda 1 ditë të vetme, në datën 5 janar, Thesari Shtetit bëri 14 transferta të kryera kryesisht nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Nga SYRI TV

Ndërkohë që punonjësit e administratës u rikthyen në punë me përtesë pas 5 ditëve të pushimit të festave të fundvitit, në Ministrinë e Financave është operuar me nxitim të lartë për t’i dorëzuar kompanisë Salillari plot 8 milionë euro.

Në datën 5 Janar 2022, nga Thesari i Shtetit janë kaluar në llogaritë e shoqërisë së Pëllumb Salillarit afërsisht 9 miliard lekë të vjetra, duke shënuar një prej dhuratave më të çmuara që Edi Rama i bën një prej kompanive shumë pranë qeverisë së tij.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave konfirmojnë se brenda një dite të vetme drejt ‘Salillari’ shpk janë kryer 14 transferta parash. Nga këto transferta, numri më të madh e ka kryer Autoriteti Rrugor Shqiptar, me tetë të tilla, për një shumë totale prej 8 miliardë lekë të vjetra.

Ndërsa pjesa tjetër e parave, rreth 1 miliard lekë të vjetra, i është dorëzuar ‘Salillarit’ nga Bashkitë e Finiqit dhe Vorës. Këto pagesa gjigante janë kryer në të njëjtën ditë kur Edi Rama u shfaq në atë që ai e konsideroi si bashkëbisedim me gazetarët në rrjete sociale dhe kërcënoi sërish biznesin me gjoba dhe ndjekje penale.

Rama rimori temën e skandalit të publikimit të Listës së Pagave, duke tentuar të rikthejë akuzat ndaj qeverisë së tij në paralajmërime për sipërmarrjen në Shqipëri. Rama u shpreh se: ‘Ka raste abuzimi me pagën minimale, ne do të bëjmë ndërhyrje të vazhdueshme, duke shkuar deri në sanksione të forta për abuzuesit’.

Por, ndërkohë që shqetësohet për ato që i konsideron si raste abuzimi me pagën minimale, ai dhe kabineti i ministrave tregohen shumë dorëlëshuar me kompanitë private që janë klientë të rregullt të maxhorancës së tij. Më herët, Rama e deklaroi me forcë se qeveria do të vijojë të paguajë qindra milionë lekë për kompanitë e Klodian Zotos, megjithëse biznesmeni i plehrave është shpallur në kërkim për atë që konsiderohet ‘afera e inceneratorëve’.

Zoto dhe enturazhi i tij që përfshihet në mënyrë kapilare në tre kontratat koncensionare me vlerë qindra milionë euro për ndërtim inceneratorësh në Shqipëri, janë akuzuar publikisht për lidhje të ngushta me eksponentë të rëndësishëm të qeverisë ‘Rama’.

Disa kallëzime në seri, të dorëzuara në Prokurorinë Speciale gjatë muajve të fundit, përfshijnë krahas Zoton, edhe kryeministrin Edi Rama, zëvendësin e tij, Arben Ahmetaj, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, deputetin Alqi Bllako e të tjerë persona me pushtet të lartë politik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco