Basha u zhduku logon, të rinjtë e FRPD i ngjisin mesazhet në derë

Basha u zhduku logon, të rinjtë e FRPD i ngjisin mesazhet në derë

12:20, 06/01/2022
A+ Aa A-

Mbrëmjen e kaluar, persona me kapuçë zhdukën në mënyrë skandaloze logon e FRPD-së nga selia e PD-së. Akti i rëndë u komentua gjerësisht në media, ndërkohë që sot të rinjtë e FRPD mbërritën në selinë blu.

Edhe ata nuk mundën të futen në seli, për shkak se ajo është bunkerizuar.

Në një deklaratë për mediat, të rinjtë thanë se do takoheshin për organizimin e protestës së 8 janarit. Ata thanë se do jenë më 8 janar përpara selisë për ta çliruar atë nga pengmarrja.

Ndërkohë në derën kryesore të kyçur të selisë, ata lanë edhe disa mesazhe për Bashën.

MESAZHET E FRPD

“PD, parti e rinisë dhe jo burg i sigurisë së lartë”.

“Jo pronë e pengut, por seli e demokratëve”

“Jo bunkerit të diktatorit”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koli06/01/2022 12:29

A thu e ka marrë Luli vazelinen me vedi kur asht ndry....

Shto koment

Denonco