Meta emëron Komandantin e ri të Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade Ylli Pulajn

Meta emëron Komandantin e ri të Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade Ylli Pulajn

11:12, 06/01/2022
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta njoftoi sot vetë në rrjetet sociale për emërimin e Komandantit të ri të Forcës Ajrore dhe gradimin e kreut të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura,

Meta shkruan në Fb: " Pata kënaqësinë të dekretoj, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, emërimin e Gjeneral Brigade z.Ylli Pulaj në detyrën shumë të rëndësishme të Komandantit të Forcës Ajrore, si dhe dhënien e gradës "Gjeneral Brigade" për z.Bilbil Bitri, me detyrë Drejtor i Shtabit të Përgjithshëm në Forcat e Armatosura.
Uroj, që këto dekrete t’i shërbejnë modernizimit të ushtrisë tonë për përballimin me sukses të sfidave të kohës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco