Operacion blic në Kosovë:Policia mësyn në Ministrinë e Mjedisit

Operacion blic në Kosovë:Policia mësyn në Ministrinë e Mjedisit

09:33, 06/01/2022
A+ Aa A-

Policia e Kosovës është duke vazhduar aksionin e nisur më 21 dhjetor në kuadër të ndërtimeve të kryera ndër vite në Brezovicë. Ky aksion i cili ditë më parë u zhvillua në Ferizaj, Prishtinë, Shtërpce e Brezovicë është duke vazhduar edhe sot.

Përpos kësaj, Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës bashkë me përfaqësues të Prokurorisë janë duke qëndruar në objektin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ku po kryhet bastisje pikërisht në kuadër të këtij aksioni.

Image

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari ka konfirmuar aksionin derisa nuk ka dhënë detaje shtesë.

“Po, janë duke u kryer bastisje. Aksioni është duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë. Bastisje janë duke u kryer edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Është vazhdimësi e aksionit të 21 dhjetorit, pra për ndërtimet në Brezovicë. Deri tash s’ka të arrestuar, meqenëse bastisjet po vazhdojnë ende”, ka thënë Jashari.

Lidhur me gjithë këto zhvillime deri më tani nuk ka patur ndonjë deklarim nga organet kompetente, derisa aksioni po vazhdon në disa lokacione të ndryshme

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco