‘Me autorizim për të hyrë në PD’/ Keltis Kruja: Basha nuk është më kryetar! PD shtëpia e demokratëve

‘Me autorizim për të hyrë në PD’/ Keltis Kruja: Basha nuk është më kryetar! PD shtëpia e demokratëve

23:05, 05/01/2022
A+ Aa A-

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Keltis Kruja ka komentuar situatën e krijuar në PD pas skadimit të afatit për deputetin Lulzim Basha, për dorëzimin e zyrës dhe rrethimin e selisë me kangjella dhe dyer të blinduara.

I ftuar në ‘Opinion’, Kruja deklaroi se PD është bunkerizuar dhe se duhet të kesh autorizim të posaçëm për të hyrë në oborr.

Kruja shprehu bindjen se asgjë nuk i ndal demokratët dhe se në datën 8 janar do të vijnë qetësisht në shtëpinë e tyre.

Kruja: Nëse ke autorizim duhet të futesh. Edhe gazetarët apo operatorët duhet të marrin autorizim special për tu futur tek oborri i PD. Por sigurisht që ne nuk na ndalon dot. PD është shtëpia e demokratëve. Janë anëtarët e PD që qetësisht do të vijnë aty. Do hyjnë dhe do dalin.  Ata që kanë për të shkuar në zyra do shkojnë patjetër. Situatën specifike po mundohet ta bëjë ai zotëria me brava, me dyer me kangjella e me historira të tjera. Basha nuk është  më kryetar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco