Klevis Balliu: Basha aseti më i madh i Ramës, në 8 janar PD u rikthehet demokratëve

Klevis Balliu: Basha aseti më i madh i Ramës, në 8 janar PD u rikthehet demokratëve

21:47, 05/01/2022
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu shprehet se nuk ka asnjë aset më të madh për Edi Ramën sesa Lulzim Basha.

Sipas tij, demokratët në orën 12:00, në 8 janar do t’i kthejnë demokratëve selinë e partisë dhe jo pengut të Ramës. 

Balliu tha se PD nuk është mbyllur kurrë në 30 vite, madje as në vitin 1997. 

"Nuk ka asnjë aset më të madh për Ramën sesa Lulzim Basha. Kapja e opozitës është arsyeja pse Rama rri në pushtet, pavarësisht trafikut të drogës. Tashmë e ke bërë edhe familjen e Bashës pjesë të aferës së portit të Durrësit duke përfshirë kunatin e tij. Demokratët në orën 12 në 8 janar do t’i kthejnë demokratëve selinë e partisë dhe jo pengut të Ramës. Basha pati mundësinë që të vendoste interesat e demokratëve para interesave të tij dhe të kunatit, por ai refuzoi. Tashmë është detyra e anëtarësisë për t’ia kthyer selinë demokratëve.

Dyer e PD-së do të hapen, do të hapen për demokratët dhe të gjithë shqiptarët. Nuk ekziston në asnjë vend të botës që mbyllen dyert e partisë. Bardhi tha se duhet marrë leje për t'u futur në parti. Në 30 vite ajo parti nuk është mbyllur kurrë, as në vitin 1997. Ky është një akt i turpshëm nga Basha. Çon në SPAK dhe kërkon në burg për deputetët e tij dhe nuk i lejon që të futen në seli. Ai është në panik dhe i vetmua, i rrethuar nga disa servilë që paguhen me paratë e Ramës. Basha nuk vendos dot se kush futet e del nga selia e PD-së", u shpreh Balliu për Ora News. 

Balliu shtoi se në 8 janar selia e PD-së do t’i rikthehet demokratëve se dhe Basha është duke provokuar dhe duke kërkuar dhunë.

"Edhe këshilltarët Bashës ia ka dërguar Rama. Në 8 janar selia e PD-së do t’i rikthehet demokratëve. Basha është duke provokuar dhe duke kërkuar dhunë. Po çdo përplasje të demokratëve aty do të jetë përgjegjës Basha. Jam i bindur se selia do të merret nga demokratët. Në vendin tonë është kapur pluralizmi duke blerë opozitën. Atij i kanë dhënë para dhe tashmë ai i shërben narko-shtetit".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco